Një amerikan nga Karolina Jugore, Alex Murdaugh, e orkestroi vrasjen e vet në një skemë të zbuluar për vetëvrajse me qëllim që i biri i tij të përfitonte 10 milionë dollarë nga sigurimi jetësor, thonë hetuesit.
Divizioni për Sundimin e Ligjit në Karolinën Jugore konfirmoi të martën se një bashkëpunëtor i dyshuar në këtë skemë është arrestuar, pasi Murdaugh pranoi se ka bërë përpjekje që të bëjë vetëvrasje me ndihmën e një vrasësi, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
“Z. Murdaugh ofroi një deklaratë në Divizion duke e pranuar skemën, sipas së cilës Smith do ta vriste atë me qëllim që i biri të përfitonte nga sigurimi jetësor me vlerë përafërsisht dhjetë milionë dollarë”, thuhet në deklaratën e organeve të sundimit të ligjit.


