• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E XHULJANO BULLARIT/ Rrëfejnë familjarët e autorit: Kemi frikë të dalim nga shtëpia, i druhemi hakmarrjes
Home
Breaking News

VRASJA E XHULJANO BULLARIT/ Rrëfejnë familjarët e autorit: Kemi frikë të dalim nga shtëpia, i druhemi hakmarrjes

11 September, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familjarët e Bledar Selmanajt, vrasësit të Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës kërkojnë urdhër-mbrojtje pasi i druhen një hakmarrjeje të mundshme. Sipas familjarëve Bledari është i sëmurë mendor, ai ka qenë gjithmonë problematik dhe fakti që ka përmendur shumë emra në gjykatë, sjell rrezik dhe frikë për ta.

“Prej 20 vitesh djali është i sëmurë mendor. Emrat që ai ka thënë nuk i njohim. Duam urdhër mbrojtje, kemi frikë. Deklaratat e tij nuk besoj se janë të vërteta. Nuk e mbroj djalin, por është i sëmurë”, tha nëna e autorit.

Sipas të vëllait të Bledarit, 39-vjecari kishte vetëm 15 ditë që kishte dalë nga burgu dhe nuk ka se si të ketë informacion për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në vend. I vëllai ngre dyshime se Bledari është shtyrë nga persona të tjerë për të nxjerrë emra dhe për të treguar këto ngjarje.

“Nuk kemi pasur konflikte me asnjë. Kemi frikë të dalim nga shtëpia. Jetoj me frikë për ndonjë hakmarrje”, u shpreh i vëllai.

25-vjeçari Xhuljano Bullari u vra në 21 gusht, në automjetin e tij “Fiat”, në Babicë të Vlorës. Si autor i dyshuar u vu në pranga miku i tij Bledar Selmanaj, i cili ka mohuar krimin e kryer dhe ka dhënë disa dëshmi kontradiktore që mbeten për t’u vërtetuar nga hetimet e prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E 28 VJEÇARIT TEK HOTEL "ROGNER"/ Miqtë shprehin ngushëllimet: Pusho i qetë o Ajdin shoku...
Previous article KONCERTI NË TIRANË NË 17 SHTATOR/ Ermal Meta zbulon surprizën: Do këndoj shqip. Publiku shqiptar i veçantë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT