• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI/ Dy deputetë nga lista e PD-së votuan për Lindita Nikollën?
Home
Politikë

KUVENDI/ Dy deputetë nga lista e PD-së votuan për Lindita Nikollën?

10 September, 2021 F.autor Politikë

Lindita Nikolla mori 79 vota në votimin e parë në parlament, megjithëse Partia Demokratike bëri çmos të mos kishte një rrjedhje të votave ashtu siç ndodhi 4 vite më parë kur Gramoz Ruçi u zgjodh Kryetar i Kuvendit duke marrë 2 vota nga PD gjatë votimit të fshehtë.

Por kush janë deputetët që votuan për Lindita Nikollën. Fillimisht janë 74 votat nga Partia Socialiste, që pavarësisht pakënaqësive brenda socialistëve kanë treguar se mazhoranca është solide edhe në votimin e fshehtë. Këtyre i shtohen edhe votat e tre deputetëve të PSD-së, partisë së Tom Doshit që ashtu siç pritej do të votojë pro qeverisë edhe këtë katërvjeçar.

Në kuti e kanë hedhur votën edhe 4 deputetët e LSI-së, por këta kanë deklaruar se votuan kundër Lindita Nikollës dhe në fakt, në përfundim të rezultatit dolën 4 vota kundër.

Dy votat e tjera pro që dalin nga lista e Partisë Demokratike ishte ajo e Vangjel Dules që nuk iu bind vendimit të grupit parlamentar të PD-së dhe ajo e Nusret Avdullait, i renditur i pesti në listën e Fierit nga Partia Demokratike, por që ka qenë pjesë e PDIU-së në këtë qytet.

Këta të dy duket se kanë qenë deputetët që përsëritën historinë, duke nxjerrë bllof skemën e opozitës për të parandaluar rrjedhjen e votave. Mbetet për t’u parë çfarë qëndrimi do të mbajë PD ndaj këtyre dy deputetëve, megjithëse Dule pritet të jetë pjesë e një grupi tjetër parlamentar të përbërë nga aleatët e PD-së./Lapsi.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona i dha 10-n e Messit, Ansu Fati mund të largohet si "Jashtëtokësori"
Previous article MERO BAZE/ Berisha do vazhdojë të jetë “ëngjelli” mbrojtës i Bashës

F.autor

Postime të ngjashme

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT