• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çfarë personifikon metafora e “barit” që mund të hajë PD që nga 10 shtatori?!
Home
Politikë

Çfarë personifikon metafora e “barit” që mund të hajë PD që nga 10 shtatori?!

8 September, 2021 F.autor Politikë

Nga Ylli Pata

Tashmë siç pritej çështja “Berisha” po kthehet në një telenovelë që më shumë sesa ngjarjet që do të prodhojë, ka të bëjë realisht me mesazhin e sjelljes së politikës karshi zhvillimeve që vijnë përballë saj.

Problemi i “rezistencës” së Sali Berishës karshi vendimit të qeverisë së SHBA për ta shpallur non grata, e më pas rezistencës ndaj kërkesës së ambasadores amerikane që PD duhet të zgjedhë nëse do të ketë një standard në sjelljen demokratike apo do të zgjedhë të “hajë bar”, përbën një model të caktuar politik.

Një model që Berisha nuk e ka pasur vetëm sot, por e ka pasur gjithmonë, si kur është në pushtet, si kur është në opozitë.

Sa ka qenë në opozitë, Sali Berisha, asnjëherë nuk ka shkuar në Prokurori, edhe kur është thirrur. Në rastin e vrasjes së Azem Hajdarit, është angazhuar një negociatë e specializuar nga i ndjeri ambasador i SHBA-së në Tiranë Robert Frovvick, që kreu i PD të depononte atë që dinte pranë një prokuroreje nga Norvegjia, e cila u financua nga OSBE, ku donatore më e madhe është SHBA.

Kur ishte në qeveri, Sali Berisha ka penguar drejtësinë që të hetojë zyrtarët e lartë, e këtu faktet më domethënëse janë rasti i Fazliçit, rasti i të pandehurve për zhdukjen e Remzi Hoxhës, e më pas refuzimi që krerët e Gardës të thirren në Prokurori.

Ky është një model që tashmë dihet dhe është i qartë që nuk mundet që do ta braktisë Berisha, pasi ai model është pjesë e karakterit të tij politik.

E në këtë logjikë, nuk është natyrisht vetëm doktori, por edhe Fatmir Mediu, që pikërisht kur pati një akuzë publike nga SPAK ndaj tij, ai nuk u largua, por ishte i bindur se ai nuk mund të hetohet.

Sërish në këtë shtrat është edhe zgjedhja e Saljanjit, i cili është dënuar nga një gjykatë për  fabrikimit të rrengut “Babale”.

Ky është një standard që i takon politikës së 30 viteve. Në këtë logjikë, Lulzim Basha, pritej që të ndryshonte modelin, të paktën siç ai kërkon nga kundërshtarët e tij.

Edi Rama, ka deklaruar se çdo zyrtar që do të marrë një akuzë publike ai do të largohej nga PS, duke mos e përdorur politikën si strehë. Ky standard është zbatuar si në rastin “Tahiri”, por edhe më tej. Ne patëm largimin e Tom Doshit, i cili dukshëm është larguar natyrisht me vullnetin e tij, por pasi ka pasur një shtysë politike nga mazhoranca, nga Edi Rama konkretisht.

Largimi i Gramoz Ruçit nga politika aktive, pritej prej kohësh, por mënyra e koha drastike që ndodhi, natyrisht ishte një sinjal politik. Siç ishte e Lefter Kokës, apo edhe zhvillimet e tjera.

Sado që të nxirren bishta për këto zhvillime; jo e kanë bërë nga halli, jo e kanë bërë se ishin të shtrenguar e të tjera e të tjera, të gjithë këto janë pjesë e një standardi politik.

Një standard politik që duket qartë se partnerët kërkojnë për Shqipërinë e sotme.

“U takova me kreun e SPAK Arben Kraja për të nënvizuar pritjen e SHBA që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim pas takimit me Krajën.

Pra ky është thelbi i logjikës: nuk ka lidhje përmasa e figurës, trashëgimia, mbështetësit, apo edhe kontributi i tij. Thjesht standardi i këtij modeli të ri.

Që PD nuk pranon dot ta përqafojë. E natyrisht, duke insistuar që të mos bëhet pjesë e këtij modeli, çdokush që flet, çdokush që debaton apo e përmend quhet: servil i Ramës, lake i pushtetit, e natyrisht me të gjitha fjalët e zeza.

Po ja ta marrim se qëndron ky argument, atëherë përse qëndrojnë ende Berisha, Mediu etj. “Për betejë”?! Cila është beteja që ata kanë marrë përsipër? Edhe nëse qëndron edhe beteja, përse nuk e bëjnë pa spaletat e politikës?!

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLONI-ANGLI/ Portieri Pickford sfidon Lewandowskin: Kam dhënë 100% në stërvitje për të qenë gati…
Previous article PAS LAMTUMIRËS SË MESSIT/ Barcelona shpreson te mrekullia, dështimi është gati të kthehet pas 9 muajsh

F.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT