• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA MË 10 SHTATOR NË KUVEND? Avokat Ngjela: Që të ndodh kjo duhet shkelur LIGJI nga…
Home
Politikë

BERISHA MË 10 SHTATOR NË KUVEND? Avokat Ngjela: Që të ndodh kjo duhet shkelur LIGJI nga…

8 September, 2021 F.autor Politikë

Në 10 shtator mblidhet Parlamenti i ri i Shqipërisë, por debati që ka lindur ditët e fundit është a do të jetë prezent Sali Berisha pas kërkesës së Amerikës për t’u përjashtuar?

Avokat Spartak Ngjela në analizën e tij sqaron se “që Berisha të jetë në parlament duhet të shkelë ligjin mazhoranca”.

I ftuar në News24, Ngjela thotë se mandati i Sali Berishës do të kalojë në dy filtra, atë të KQZ dhe të Komisionit të Mandateve, i cili do të formohet pas konstituimit të parlamentit.

Ngjela shprehet i bindur se pasi t’i hiqet mandati, Sali Berisha do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kemi një goditje anti-korrupsion nga politika amerikane, është goditur me non grata Sali Berisha për korrupsion, por korrupsion që ka cënuar sigurinë amerikane.

Këtu fillon analiza. Në 10 shtator hapet parlamenti. Uashingtoni ka thënë që Berisha nuk do jetë në parlament. Ti mendon se ai është më i fortë së Amerika në Shqipëri?

Problemi është që ka një ligj, ligji i dekriminalizimit, i cili ka futur personat non grata në Amerikë dhe ata që kanë bërë një krim nuk kanë të drejtë për tu certifikuar për të marrë mandatin e deputetit.

Ligji për dekriminalizimin nuk e certifikon. Pyetja që bëhet është a do të certifikojë KQZ?

Mandatat lejohen ose nuk lejohen nga dy institucione, KQZ dhe komisioni i mandateve, i cili do të dalë vonë, pas konstituimit të parlamentit.

Ai ka dy pengesa të mëdha për certifikim, i pari tek KQZ, i cili duhet të shkelë ligjin për ta certifikuar. Edhe po të ishte në parlament dhe të dilte non grata do të kalonte në këto filtra.

Nëse duan ta shkelin ligjin le ta shkelin. Por mund t’ja shkelin ligjin politikës amerikane?! Si mendoni ju? Nuk e ka njeri në dorë, e ka mazhoranca. Unë kam 10 vjet që ju them çfarë i keni këto KQZ politike, ajo duhet të jetë e pavarur.

E kërkuan ndërkombëtaret, e pranoi PS, por nuk donte PD. Tani e kanë politike dhe shumicën e KQZ e ka PS. Arbitrarisht nuk ja bën dot, por do zbatojë ligjin. Çfarë do bëjë Sali Berisha? Do shkojë në Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh Ngjela.

GJYQI I BERISHES NE FRANCE

Sipas avokatit, edhe gjyqi që Sali Berisha ka ngritur në Francë kundrejt Sekretarit Amerikan të Shtetit është një xhep fals, pasi ish-kryeministri nuk është shtetas francez dhe e dyta, gjykata njihet nga Uashingtoni.

“Po non gratën si mund ta heqë? Ku thotë do shkojë në Francë, por ai nuk është nënshtetas francez. Nuk është subjekt i të drejtës franceze dhe nuk është një gjykatë ndërkombëtare. Edhe sikur të ishte gjykatë ndërkombëtare, për të hedhur në gjyq Blinken duhet të që ajo gjykatë të njihet nga Amerika. E gjithë kjo betejë në Francë është xhep fals. Ai do të bëjë proces gjyqësor, vetëm në Gjykatën Federale të Uashingtoni”, u shpreh Ngjela.

QEVERIA E RE

“Ata janë njerëz të panjohur për mua. Manja është atje i njohur vetëm. Ai është një njeri i njohur, të tjerët duhen prova. Rama thotë do të bëj rilindje, nuk ka rilindje, është arkaike për Perëndimin. Vetëm Italia ka bërë rilindje, të tjerët kanë bërë reforma. Çështja qëndron të shohim çfarë reforme do të na paraqitet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KUNDËRPËRGJIGJET MESFUSHORIT PJANIC/ Koeman: Më pyesnin çfarë nuk shkonte tek ai, ja pse dështoi me ne
Previous article I PËLQEJNË MOTORËT DHE SHPEJTËSIA/ Vajza e re e “Për’puthen” që e krahasojnë me Shqipen (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT