• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I RI: 30% e specieve të pemëve rrezikojnë të zhduken
Home
Jetë

STUDIMI I RI: 30% e specieve të pemëve rrezikojnë të zhduken

4 September, 2021 s.autor Jetë

Rreth një e treta e specieve të pemëve në të gjithë botën janë në rrezik zhdukjeje. Ky është konkluzioni i një studimi pesëvjeçar mbi 60 000 specie drurësh në botë. Raporti zbulon se 30 për qind e tyre (17 500 lloje), aktualisht janë në rrezik zhdukjeje.

Studimi i kryer nga Botanic Gardens Conservation International thekson se ky numër është sa dyfishi i gjitarëve, zogjve, amfibëve dhe zvarranikëve të marrë së bashku, që janë në rrezik zhdukjeje.

Nga 17 mijë e 500 speciet e rrezikuara të drurëve, mbi 440 lloje janë në prag të zhdukjes, pasi kanë mbetur prej tyre më pak se 50 pemë. Të paktën 142 specie janë regjistruar si të zhdukura.

Sipas raportit, për të cilin kanë bashkëpunuar më shumë se 60 institucione si kopshtet botanike, institucionet pyjore dhe universitetet si dhe mbi 500 ekspertë – 58 për qind e pemëve vendase evropiane kërcënohen nga zhdukja.

Sidoqoftë, vendi me numrin më të madh të specieve të pemëve të kërcënuara është Brazili. Vendi i Amerikës Latine numëron 8 847 lloje pemësh – numri më i lartë në botë – por rreth një e pesta (1 788) janë të kërcënuara.

Indonezia dhe Malajzia janë ndër 5 vendet kryesore të biodiversitetit në botë me 5.716 dhe 5.422 lloje pemësh respektivisht. Gati 25 për qind e këtyre drurëve janë të kërcënuar.

Kërcënimi kryesor për pemët mbetet bujqësia. Prerja e drurëve për të hapur terren për kultivimin e bimëve prek 29% të specieve të pemëve. Shkaqet e tjera janë prerjet e drurëve (27 për qind), blegtoria (14 për qind), urbanizimi dhe zjarri (të dy 13 për qind).

Raporti thotë se ndryshimi i klimës është një kërcënim në rritje. Ndryshimi i modeleve të temperaturës dhe motit do të thotë që shumë pemë rrezikojnë të humbasin zonat për habitatin e përshtatshëm. Të paktën 180 lloje pemësh kërcënohen drejtpërdrejt nga rritja e nivelit të detit dhe stuhitë e përmbytjet.

Brejtësit dhe sëmundjet që prekin pemët ndikohen gjithashtu nga ndryshimet klimatike, të cilat ndryshojnë mundësitë e tyre të mbijetesës në mjedise të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM CR7/ Por edhe Ronaldo Junior, Manchester United siguroi goditjen e dyfishtë nga "Bardhezinjtë"
Previous article TËRMET NË SERBI/ Lëkundjet ndihen deri në Kosovë, ja magnituda

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT