• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË DO BËJË BERISHA? Pesë deputetë heqin dorë nga mandati, Kuvendi nis “zbrazjen” pa filluar
Home
Politikë

ÇFARË DO BËJË BERISHA? Pesë deputetë heqin dorë nga mandati, Kuvendi nis “zbrazjen” pa filluar

1 September, 2021 F.autor Politikë

Ende pa nisur ende punimet Kuvendi, 5 deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021 kanë hequr dorë nga mandati i fituar, duke ua lene radhen atyre qe vijne me pas ne lista.

I pari që e nisi valën e dorëzimit të mandatit ishte Tom Doshi. Kryetari i Partisë Social Demokratike la mandatin pas përplasjes me SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim.

Pas Tom Doshit, një goditje e fortë erdhi nga Partia Socialiste ku deputeti historik Gramoz Ruçi njoftoi largimin nga politika e kësisoj edhe nga mandati i fituar prej tij me vështirësi në qarkun e Fierit.

Ndërsa jo më larg se disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se Najada Çomo nuk do të vijë në Kuvend dhe do të vazhdojë në spital punën si Shefe e Shërbimit Infektiv.  Nga demokratët erdhi largimi i deputetit Mark Marku.

Marku, një emër i fortë në Partinë Demokratike dha dorëheqjen nga postin i deputetit por edhe çdo funksion tjetër në parti.

Por duket se cikli i largimeve nuk ka mbaruar ende! Pa e marrë ende, mandatin e ka lënë deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste, Lefter Koka. Ky i fundit ka vendosur që të largohet, sipas tij për t’ja lënë vendit të rinjve nga radhët e socialistëve.

Por ndërkohë, dritat janë drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe përplasja e tij e fortë me SHBA që pas shpalljes non-grata.

A do të sfidojë Berisha amerikanët dhe do të hyjë në Parlament siç ka deklaruar? Nëse po, “doktori” hyn edhe në një tjetër garë me dy konkurrentë, përsa i përket fjalës hapëse të sesionit parlament.

Kush do të mbajë fjalën hapëse, Berisha, Luljeta Bozo apo Tritan Shehu? Kjo ngelet për tu parë më 9 shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEGA OPERACIONI NË SPANJË/ Reagon ministri Çuçi: Do vijojë hetimi për burimet e pasurive në Shqipëri për...
Previous article E TURPSHME TEK LAZIO/ Fyerje dhe kërcënime nga tifozët për djalin e Tare-s. Ja si përgjigjet 17-vjeçari... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT