Një vajzë 10-vjeçare ka mposhtur të rriturit në një garë kombëtare të grave më të forta në Angli. Aeryn-Ejjina Atkinson impresionoi në kampionatin e zhvilluar në Gloucester teksa arriti të tërhiqte një peshë tre here më të madhe seç është vet ajo, shkruan Ora News.
Mbappe refuzon ofertën nga PSG, për t’u bërë lojtari më i paguar në planet
10-vjeçarja filloi të merret me ngritje dhe tërheqje peshash pasi shikoi babanë e saj duke bërë sport dhe ajo ndërtoi një kukull Lego për të bindur prindërit e saj që ta linin të shkonte në palestër për t’u stërvitur.
Vetëm 1.37 metër e gjatë, e vogla Atkinson që në fakt është e fuqishme edhe se meshkujt, fitoi medaljen e artë duke u bërë garuesja më e lehtë që tërheq tre here më shumë se pasha trupore, 96 kg në rastin e saj.
Një arritje e jashtëzakonshme që vjen nga pasioni teksa ajo deklaroi se tashmë shpreson të garojë në Olimpiadë dhe të marrë medalje të artë…


