• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET PËR RAMËN/ Haradinaj: Është vëllai im, edhe mund të ketë pasur tejkalime në komunikim
Home
Politikë

FLET PËR RAMËN/ Haradinaj: Është vëllai im, edhe mund të ketë pasur tejkalime në komunikim

28 August, 2021 F.autor Politikë

Është komentuar shumë se çfarë ndodhi në të vërtetë në takimin e Berlinit, ku është thënë se pati një debat të ashpër midis ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Por a janë thënë vërtetë, çfarë ndodhi në Berlin? Gazetarja e “ABC”, Linda Karadaku e pyeti nëse i ka thënë më te vërtetë ato fjalë.

“Jo, jo, nuk praktikohet një gjuhë e tillë me ata udhëheqës. Në biseda të ndërsjella me kryeministrin ose me ndonjë edhe mund të kem tejkaluar ndonjë komunikim, mund ta kem bërë, se njerëz jemi, nëse debatojmë. Por nuk kanë qenë pjesë e diskutimit me takime zyrtare, komunikimeve zyrtare me palë zyrtare” tha Haradinaj.

“Unë besoj që do të tregoj respekt, nuk jam njeri i parespektueshëm në komunikim. Edhe nëse përdor një gjuhë apo një qasje, mund të kem arsyet e duhura, nuk e bëj rastësi apo koicidencë, po nëse rrethanat më krijohen të tilla, po” tha ai.

Haradinaj pohon se nuk flet me kryeministrin e Shqipërisë, megjithatë e konsideron vëlla shqiptar, si konsideron çdo kryeministër të këtij vendi.

“Unë ka një kohë që nuk kam pas as takim, as diskutime dhe ndonjë temë të hapur me kryeministrin (Rama). Jam në opozitë prej një vit e ca. Jam me disa detyra të natyrave të tjera. E pashë se ai e kishte ndërlidhur në një rast, përvojën gjatë kohës që unë isha kryeministër, të komunikimeve të atëhershme, m’u duk e paarsyeshme. Kanë kaluar edhe kohë që atëherë, janë tema dhe rrethana të tjera.

E vërteta është që unë kam bërë kujdes në komunikim me të gjitha palët, njihem për një qasje të respektueshme me palët edhe kur nuk pajtoj. Por detyra ime në bazë të Kushtetutës së Kosovës është që të mbroja territorin, sovranitetin dhe interesat e Kosovës” tha ai në “ABC”.

Por a ka ndikuar retorika mes politikanëve në marrëdhëniet me shqiptarëve? “I shoh të nxehta (raportet), por nëse bën me e shpjeguar, se 1.3 milionë kemi ardhur në Shqipëri nuk na ka penguar retorika e politikës sepse jemi një, familje. 

Shqipëria jo vetëm destinacion për ne, por edhe ndjejë. Më vjen keq për retorikat politike të panevojshme. Goran Bregoviçi? Retorikë e panevojshme. Nuk e kuptoj përse po gabojmë, nuk besoj se duhet të ndahemi në ato që e duan dhe nuk e duan Shqipërinë. Jemi të gjithë shqiptarë” deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASHPËRSOHEN MASAT NË KOSOVË/ Nga ora policore tek shtyrja e nisjes së vitit shkollor
Previous article COVIDI NË SHQIPËRI/ Mbi 900 të infektuar në 24 orët e fundit, ja sa qytetarë kanë humbur jetën

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT