• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASHPËRSOHEN MASAT NË KOSOVË/ Nga ora policore tek shtyrja e nisjes së vitit shkollor
Home
Rajon

ASHPËRSOHEN MASAT NË KOSOVË/ Nga ora policore tek shtyrja e nisjes së vitit shkollor

28 August, 2021 F.autor Rajon

Qeveria e Kosovës të shtunën, më 28 gusht, ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, pasi tha që situata epidemiologjike në vend është rënduar.

Masat pritet të hyjnë në fuqi të dielën, pas publikimit të vendimit.

Qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë më 13 shtator. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia kjo grupmoshë së fundmi është bërë edhe shpërndarës i virusit.

Sipas ministrit Vitia, situata epidemiologjike në javët e fundit ka qenë e rëndë.

“Situata paraqet një ngritje enorme të rasteve të infektimit me COVID-19”, tha Vitia.

Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar për një orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në ora 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme.

Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator. Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës.

“Kjo masë gradualisht do të përfshijë edhe sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale”, tha Vitia.

Po ashtu, të gjith personat që do të hyjnë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.

Javëve të fundit, situata me pandeminë COVID-19 është përkeqësuar në Kosovë. Vetëm gjatë të shtunës, Kosova regjistroi 18 viktima dhe 1.891 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq, në shtatë ditët e fundit, në vend janë regjistruar 107 viktima dhe 13.475 raste të reja.

Si pasojë e rritjes së rasteve, spitalet dhe klinikat që trajtojnë pacientët me COVID-19 janë mbushur.

Sipas raportit të publikuar më 28 gusht, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar tha se 1.077 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në spital, ku 63 prej tyre janë në kujdes intensiv.

Ndërkaq, 944 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

/REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KARTONI I KUQ/ Tifozët e ARSENALIT "kryqëzojnë" Xhakën në rrjet: Na turpëroi, e bën gjithmonë...
Previous article FLET PËR RAMËN/ Haradinaj: Është vëllai im, edhe mund të ketë pasur tejkalime në komunikim

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT