• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBËRRITËN DY GRUPE NË SHQIPËRI/ Dita e parë e afganëve në Qytetin Studenti (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

MBËRRITËN DY GRUPE NË SHQIPËRI/ Dita e parë e afganëve në Qytetin Studenti (FOTO)

28 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

154 afganët që mbërritën gjatë natës në Rinas, janë akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti.

Ata po qëndrojnë në godinat 11 dhe 12, pranë menzës dhe qendrës shëndetësore.
Dalja e refugjatëve nga godinat bëhet me ndihmën e vullnetarëve dhe stafit të Bashkisë Tiranë, të cilët i orientojnë në zonë.

Në prononcimet e tyre për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu ata shprehen te kënaqur për mikpritjen dhe shtojnë se janë të lumtur që shpëtuan nga ferri që po instalohet në vendin e tyre.

Avioni i dytë, që u nis nga Kabuli mbërriti një natë më parë në aeroportin e Rinasit, rreth orës 22:45, me 95 pasagjerë në bord, mes të cilëve 2 foshnje.

Pas mesnate, rreth orës 01:15 mbërriti dhe grupi i dytë, me fluturimin nga Doha, me 59 shtetas të tjerë afganë. Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se shumica e këtyre shtetasve janë studentë dhe gra të zëshme të shoqërisë civile në Afganistan, të cilave u rrezikohet jeta nga talibanët.

Dy ditë më parë, rreth orës 23:00 arriti avioni i pari me 121 afganë. Ata janë akomoduar në strukturat hoteliere të Golemit.

Refugjatët politikë, që janë evakuuar me sukses nga Kabuli do të strehohen përkohësisht në vendin tonë, deri në momentin kur të pajisen me vizat amerikane. Pas gati 20 vitesh, talebanët knë marrë sërish në kontroll Afganistanin dhe po vendosin një regjim të rreptë në vend, sipas “ligjeve të tyre islamike”. Shenjestra kryesore e tyre janë funksionarë, intelektualë dhe shtetas të tjerë që kanë shërbyer për SHBA-në dhe NATO-n.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SHERRI NË FUSHË KRUJË/ 21-vjeçari plagos me thikë babë e bir, në kërkim nga policia
Previous article SHENIM/ Linçimi i Mark Markut pas dorëheqjes, si pasqyrë e degradimit opozitar

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT