• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IU KTHEHET DEMOKRATËVE QË SULMOJNË MARKUN/ Flutura Açka: Çfarë është kjo skizëm ndaj një njeriu si ai?
Home
Politikë

IU KTHEHET DEMOKRATËVE QË SULMOJNË MARKUN/ Flutura Açka: Çfarë është kjo skizëm ndaj një njeriu si ai?

28 August, 2021 Delo.autor Politikë

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka reaguar ashpër ndaj demokratëve që janë hedhur në sulm ndaj Mark Markut, pasi ky i fundit vendosi të dorëzojë mandatin e deputetit, për shkak të Bashës dhe Berishës.

“Poplat mbi Markun i ruani për bishën!

“Nëse unë dhe bota nuk shkojmë mirë, botës i duhet të ndryshojë”, thotë një shprehje që shpesh më ndihmon të pranoj, se kur them një fjalë a bëj një veprim për të cilët jam e bindur se kam të drejtë, t’i shkoj atyre deri në fund.

Po e ndjek me trishtim skizmën psikike që po ndodh pas dorëheqjes së Mark Markut dhe nga të dyja anët ka nga ata që i largohen thelbit të pastër të kësaj ikjeje. Nuk është braktisje, është një qëndrim personal, i komentueshëm, por jo i pagjykueshëm, kur është fjala për njerëz me integritet si profesor Marku.

Do ta gjykoja, nëse do të gjeja dikë që t’i afrohej luftës opozitare të palodhur të tij nga jashtë deryrës politike, që do të thotë se ka qenë e drejtë, apolitike dhe e përgjegjshme.

Do ta gjykoja po ta kishte lënë në mes fushatën e vështirë të zgjedhjeve, me një kundërshtar të pabesë, të dhunshëm dhe pa principe politike.

Do ta gjykoja po të bënte sikur të mos e dinte se me çfarë dileme politike, morale, ligjore dhe etike hyn Opozita në parlament në shtator.

Marku Marku ka integritet mjaftueshëm për vete dhe ata që pësuan skizmë mentale nga ngjarja. Mjaft që të analizojnë me qetësi.

Të vetmen gje që gjykoj, është pafatësia jonë prej mungesës së një figure me personalitet të lartë në një front aq të rëndësishëm të luftës opozitare siç është Parlamenti dhe personalisht mungesën e një kolegu të vyer, nga i cili ke çfarë dhe si të mësosh të bësh opozitë. Sa për veten, nuk do ta miratoja aktin e tij, pasi beteja duhet vazhduar, por nuk gjej të drejtë ta këshilloj. Nuk besoj as ai nesër të tjerët që mendojnë ndryshe prej tij në rrethana të caktuara.

Ndaj, të nxituarit, e mësuar t’i gjykojnë veprimet e tjetrëve nga kuti i tyre, është mirë t’i ruajnë poplat e sulmit të tyre për “bishën” e vërtetë, që është në fakt një zogori që vodhi vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit dhe po ua vjedh shqiptarëve çdo ditë frymën nga pak, e nga shumë”, shkruan Açka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËNIN KËRDINË ME VJEDHJET NË LUSHNJE/ Arrestohen 3 persona. Sekuestrohen para dhe sende me vlerë
Previous article NUK ISHTE VAKSINUAR/ Mësuesi infekton me COVID-19 26 persona, 18 prej tyre ishin nxënës

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT