• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BËNIN KËRDINË ME VJEDHJET NË LUSHNJE/ Arrestohen 3 persona. Sekuestrohen para dhe sende me vlerë
Home
Aktualitet
Kronikë

BËNIN KËRDINË ME VJEDHJET NË LUSHNJE/ Arrestohen 3 persona. Sekuestrohen para dhe sende me vlerë

28 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

3 persona janë arrestuar si autorët të disa vjedhjeve në Lushnje duke bërë kërdinë në banesat e qytetarëve, por sulmit të tyre nuk i kanë shpëtuar as bizneset. Në pranga ranë Niko Zaimi, 36 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Erion Kondi, 40 vjeç dhe Klaudjo Myrtja, 27 vjeç, të tre banues në Fier.

Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm ata kanë grabitur 2 bizneset dhe një banesë. Konkretisht në lagjen “Kadri Qystri” kanë vjedhur dy biznese në pronësi të D. Sh. dhe biznesin në pronësi të A. S., ndërsa në lagjen “Loni Dhamo” kanë vjedhur banesën e N. K.

Për kapjen e tyre u zhvillua operacioni i koduar “Trio”, ndërsa ata janë autor e të paktën edhe 3 banesave të tjera në Lushnje gjatë muajve maj-gusht duke marrë sende me vlerë, para por edhe orendi shtëpiake.

Në datën 11.05.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit J. P., në datë 10.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit E. E., dhe në datë 12.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit A. H.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar 3830 euro, 40 paund, 125.200 lekë të rinj, disa bizhuteri, 3 aparate celularë, pajisje që përdoreshin nga autorët për të kryer vjedhjet si dhe automjeti i cili gjithashtu përdorej nga këta shtetas për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ India thyen rekordin, vaksinon 10 milionë qytetarë në një ditë
Previous article IU KTHEHET DEMOKRATËVE QË SULMOJNË MARKUN/ Flutura Açka: Çfarë është kjo skizëm ndaj një njeriu si ai?

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT