Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, ka mbledhur këtë mbrëmje grupin e vjetër parlamentar dhe atë që u zgjodh pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Këtu jam me anëtarët e mandatin të dytë dhe ato të mandatit të tretë, që sapo fillon. Por, ne këtu jemi e do të jemi një skuadër, që nga Gramozi, i cili do vijojë të jetë në krahun tim të djathtë, pavarësisht se tanimë i vetëçliruar nga çdo funksion. Askujt të mos i vijë keq, por askush nuk e zë dot atë vend. Shumë prej jush ishin e do të jenë sërish në Kuvend, të tjerë janë e nuk do të jenë në qeveri, por ne jemi një skuadër dhe ndryshimet e roleve herë pas here janë vetëm funksion i skuadrës, e cila do ja dalë të realizojë vizionin e PS për Shqipërinë.


