Hajdutët e biçikletave vjedhin në mes të ditës në Tiranë pa “ferrë në këmbë”.
Rasti më i fundit i denoncuar sot ka ndodhur në rrugën Dritan Hoxha, në afërsi te Zogut te Zi. Dy të mitur, siç shihen nga pamjet e siguruara nga gazetari Sokol Dema, vjedhin 2 biçikleta, duke mos u shqetësuar fare.
Brenda pak minutash të miturit marrin biçikletat dhe largohen sikur të ishin të tyre. Rasti është denoncuar pranë komisariatit nr 3 në Tiranë. Policia është vënë në kërkim të tyre. Dyshohet se dy të miturit janë autorë edhe në disa vjedhjeve të tjera biçikletash në Tiranë.


