• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PORTRETET: Burrat shqiptarë që vranë GRATË apo të DASHURAT e tyre dhe MOTIVET!
Home
Ekskluzive

PORTRETET: Burrat shqiptarë që vranë GRATË apo të DASHURAT e tyre dhe MOTIVET!

25 August, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Opinioni publik në Kosovë dhe Shqiperi është tronditur jo pak, pas ngjarjes se rende në Ferizaj ku 18 vjeçarja Marigona Osmani u dhunua per vdekje nga i dashuri i saj dhe u la në dyert e spitalit.

Si në të shumten e ngjarjeve të këtij lloji, motivi ishte xhelozia, ose më saktë dyshimet.

Rasti nuk i mbetet i vetëm teksa ndër vite gratë e femrat shqiptare kanë patur fat tragjik nga ata që këto te fundit i kanë besuar edhe jetën.

Me anë të portreteve të tyre, AlpeNews.al risjell disa prej ngjarjeve tronditëse dhe motivet e tyre… tejet banale e të dobëta.

Fadil Bandulla

Shkoder, Fadil Bandulla ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, Sanije Bandulla dhe më pas veten.

Motivi: Perveç zenkave ne çift, kohët e fundit e ndjera kishte nisur që të bënte letrat dhe të ikte në azil, që të shpëtonte nga dhuna.

Aldison Belulaj

Aldison Belulaj, student i mjekesise, vrau Ariela Muratin dhe me pas edhe veten, ne mes të kryeqytetit.

Motivi: Kishte dyshime se e ndjera e tradhetonte me dike tjetër.

Qemal Bici

Qemal Bici rreth 56 vjeç vrau me mjet të mprehtë (sëpatë) bashkëshorten e tij Menturie Bici, rreth 53 vjeçe.  Pas aktit të rëndë autori më pas ka varur veten.

Motivi: Ishte i alkoolizuar.

Gazment Musta

Ngjarja e rëndë tronditi Ballshin, ku Gazment Musta vrau gruan dhe motrën e gruas, në gjendje të dehur.

Motivi: Donte të shkonte te takonte prindërit!

Shaban Norja

Shaban Norja tronditi Shqipërinë pasi vrau duke i prerë kokën 18-vjeçares Aishe Vata, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e tij.

Motivi: E ndjera nuk pranoi të abortonte femijen.

Xhafer Mata

31-vjeçari nga Kukësi pasi hasi me refuzimin e 19-vjeçares nga Mati, ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar në kokë. Pas saj, ka qelluar edhe veten.

Motivi: E ndjera nuk pranoi ti rikthehej lidhjes me të.

Daut Gjokola

Dauti, i cili mendohet se vuante nga depresioni ka therur disa herë me thikë bashkëshorten e tij, Lulen, e më pas është hedhur nga kati i 4 i pallatit ku jetonin.

Motivi: Depresioni.

Fadil Kasemi

Fadil Kasemi, kishte tentuar edhe here te tjera te vriste gruan e tij, gjykatesen Fidel Hafizi.

Motivi: Nuk pranoi divorcin dhe faktin se gruaja e tij u be gjyqtare.

Sokrat Shani

65-vjeçari Sokrat Shani masakroi të dashurën e tij 27-vjeçare Jonida Çanaku. Pas krimit u kthye në shtëpinë e tij dhe vrau edhe veten.

Motivi: Nuk pranonte lidhjen e saj me një djalë tjetër. Vetë, ishte i martuar!

Alfred Nikolli

Pas disa vitesh në një lidhje jashtëmartesore me të, Etleva Nodka u vra nga i dashuri Alfred Nikolli në dyert e parukierisë së saj.

Motivi: Nikolli, për shkaqe xhelozie, hapi zjarr ndaj 28-vjeçares nënë e një djali 3-vjeçarm, duke i marrë asaj jetën me dy plumba.

Klaus Sakolli

Një dashuri e njëanshme i ka marrë jetën një 22-vjeçareje nga Kuçova në vitin 2015 pasi Klaus Sakolli, me të cilin Denisa Demaj komunikonte në telefon, pas një debati me vajzën i vajti 22-vjeçares në shtëpi dhe qëlloi me automatik atë dhe të vëllanë. Denisa Demaj humbi jetën ndërsa vëllai i saj, mbeti i plagosur.

Motivi: Nuk pranoi refuzimin nga e ndjera.

Gaqo Dumka

Në vitin 2011, Dumka masakroi në mënyrë barbare të dashurën e tij 42-vjeçare Liljana Arapi. Trupi me kokë, krahë e duar të prera i një Liljanës u gjet në vendgrumbullimin e mbeturinave.

Motivi: Xhelozia!

Hasan Krasniqi

Ngjarja ndodhi ne Prishtine teksa Hasan Krasniqi vrau gruan, nusen e djalit dhe me pas veten.

Motivi: Problemet mendore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ Pasagjerët e linjës Durrës-Bari prej orësh në pritje, Autoriteti Portual: Ja kur bëhet NISJA
Previous article VENDOSET FATI I BERISHËS? Mblidhet të hënën Këshilli Kombëtar i PD

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT