• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET NË BOVILLË/ Veliaj: Do furnizojë 24 orë me ujë Tiranën, përfiton edhe Kamza
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET NË BOVILLË/ Veliaj: Do furnizojë 24 orë me ujë Tiranën, përfiton edhe Kamza

25 August, 2021 Delo.autor Politikë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar nisjen e fazës së dytë të punimeve në impiantin e Bovillës. Në fjalën e tij, Veliaj tha se ky investim do të mundësojë furnizimin me ujë të qytetit të Tiranës për 24 orë.

“Lajmi i mirë për qytetarët është se fillojmë investimin e fundit të madh, që jo vetëm 70% e Tiranës të ketë furnizim 24 orë, por 100% e Tiranës të furnizohet me ujë. Në këto 2 vite do të kemi një mega-kantier këtu, do të dyfishohet edhe filtrimi, pra sa ujë mund të futet në rrjet me cilësi, sigurisht edhe dyfishimin e depozitës. Në momentin që dyfishohet depozita do të kemi edhe një shtesë të presionit të ujit. Pas kësaj çlirohemi nga investimet makro dhe kalojmë në investimet kapilare, në çdo lagje”, tha Veliaj.

Sakaq, kryebashkiaku bëri me dije se nga ky investim do të përfitojnë gjithashtu qytetarët që jetojnë në bashkinë Kamëz.

“Më vjen mirë që një pjesë e furnizimeve do jetë edhe për gjithë qytetarët e Kamzës, do të shkojë për ta. Ujësjellësi i Kamzës nuk ka fuqi ekonomike të ujësjellësit të Tiranës, kështu që më vjen shumë mirë që ky është një investim nga i cili do përfitojnë edhe qytetarët e Kamzës. Ne po rritemi në një simbiozë ku në të dyja anët e Lumit të Tiranës, si Tirana dhe Kamza”, nënvizoi ai.

I pranishëm gjatë inspektimeve ishte edhe drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, Elton Kacidhja, i cili tha se afati për përfundimin e këtyre punimeve është 24 muaj, por nëse vijohet me ritëm të shpejtë, puna mund të mbarojë më shpejt.

“Shpresojmë që në një kohë të shpejtë ta kemi në funksion impiantin, ndërkohë Tirana të ketë mundësi që në të gjithë pjesët e saj të shkojë drejt 100% dhe të ketë ujë 24 orë”, tha Kacidhja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MES 6 VENDEVE ME RREZIKSHMËRI TË LARTË/ SHBA-ja fut Kosovën në listën e zezë pas shtimit të rasteve me COVID-19
Previous article STUDIMI I FUNDIT/ Covid-19 vret njësoj si helmi i gjarprit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT