• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MES 6 VENDEVE ME RREZIKSHMËRI TË LARTË/ SHBA-ja fut Kosovën në listën e zezë pas shtimit të rasteve me COVID-19
Home
Rajon

MES 6 VENDEVE ME RREZIKSHMËRI TË LARTË/ SHBA-ja fut Kosovën në listën e zezë pas shtimit të rasteve me COVID-19

25 August, 2021 Delo.autor Rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur Kosovën në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë dhe kanë sugjeruar shtetasit amerikan të mos ia mësyjnë Kosovës pas rritjes enorme të rasteve të reja me COVID-19 si rezultat i shpërndarjes së variantit Delta.

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë para tre ditësh përmes një njoftimi për media kishte konstatuar se Kosova ka arritur që t’ia ndalë turrin variantit të ri të COVID-19, variantit Delta, edhe përkundër vdekjeve të shumta dhe rritjes enorme të rasteve të reja të infektimit me virus.

“Qytetarë të dashur! Delta variantit ia kemi ndalë turrin edhe pse akoma po raportohen shumë raste pozitive dhe shumë vdekje duke shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët”, thuhej në njoftimin e IKSHP-së të datës 22 gusht.

Por edhe përkundër këtij paralajmërimi të IKSHP-së, shifrat alarmante të rasteve aktive me COVID-19, kanë bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta fusin edhe Kosovën në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka marrë këtë vendim duke qenë se në 28 ditët e fundit, Kosova ka pasur më shumë se 500 raste të infektimit për 100 mijë banorë.

Siç shkruan New York Times, shtetasit amerikan udhëzohen që të shmangin udhëtimin drejt këtyre vendeve, ose të paktën sugjerohen që të jenë të vaksinuar nëse duan të shkojnë në ndonjë prej tyre.

“Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve ka bërë një përditësim të këshillave shëndetësore, duke konstatuar se udhëtimi në 6 shtete është në nivel “tepër të lartë” të rrezikshmërisë, bazuar në rritjen rapide të rasteve të reja dhe shpërndarjes së variantit Delta. Sygjerohet që njerëzit të shmangin udhëtimin në këto shtete, ose nëse shkojnë të vaksinohen paraprakisht. Këto gjashtë shtete janë: Haiti, Kosova, Libani, Maroku, Bahahmet dhe St. Martin- të gjitha kanë më shumë se 500 raste për 100 mijë banorë në 28 ditët e fundit, duke bërë që CDC-ja ti vendos në kategorinë me rrezikshmëri më të lartë”, shkruan The New York Times.

shkrimi

Aktualisht Kosova ka 21 mijë e 922 raste aktive me COVID-19, derisa brenda 48 orëve të fundit kanë vdekur 30 persona. Vendi gjendet nën regjimin e disa masave anti-COVID, ku janë ndaluar dasmat, janë mbuyllur klubet e natës dhe është shkurtuar orari i gastronomisë./Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË VODHI FITOREN"/ Basha i bën "bilancin" qeverisë Rama 2: Kriza të stisura, ai ka pasur veç krim dhe korrupsion
Previous article INSPEKTON PUNIMET NË BOVILLË/ Veliaj: Do furnizojë 24 orë me ujë Tiranën, përfiton edhe Kamza

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT