• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ÇMIMET JANË BRENDA NORMAVE”/ Gazetari nga Serbia viziton Shqipërinë: Kemi dëgjuar histori shumë të mira për njerëzit tuaj
Home
Sociale

“ÇMIMET JANË BRENDA NORMAVE”/ Gazetari nga Serbia viziton Shqipërinë: Kemi dëgjuar histori shumë të mira për njerëzit tuaj

23 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Teksa gjatë verës njerëzit largohen nga Tirana drejt vendeve bregdetare apo malore për të pushuar, këtë sezon veror kryeqyteti është i mbushur nga turistët.

Ata janë të shumtë dhe vijnë nga të gjithë vendet e botës. Një xhiro në atraksionet kryesore të qytetit dhe kombësitë janë të ndryshme nga Europa deri në Amerikë, Kanada dhe Rusi.

Por, këtë sezon në vendin tonë ka pasur edhe një fluks shumë të lartë nga vendet e Ballkanit si Serbia, Bosnja dhe Rumania.

Turistët nga Serbia zakonisht preferojnë të vijnë me makina individuale. Ne folëm me njërin prej tyre. Me profesion në gazetari, ai kishte vendosur të eksploronte Shqipërinë.

“Erdhëm me makinë nga Serbia, në Kosovë dhe pastaj në Shqipëri. Donim të eksploronim më shumë rajonin dhe Tirana është një nga xhevahiret që donim ta kishim në listën tonë. Shumë më shumë njerëz nga vendi jonë po vijnë në Shqipëri dhe kemi dëgjuar histori shumë të mira për bregdetet tuaja të, për njerëzit miqësorë dhe për shërbimin. Për mua është fantastike ideja që mund të kalojmë nëpër kufijtë tanë vetëm me një kartë identiteti. Duhet si fqinjë që jemi, t’i njohim më mirë vendet tona.”

Por, edhe turistë të tjerë nga rajoni po vizitojnë vendin. Një grup të rinjsh boshnjakë ishin shkëputur nga qëndrimi në Durrës për të vizituar Tiranën dhe historinë e saj:

“Jemi në ditën tonë të gjashtë në Shqipëri. Deri më tani na ka pëlqyer gjithçka çmimet janë brenda normave, por edhe njerëzit shumë të mirë. Kufizimet e Covid-it gjithashtu janë të pakta. Do largohemi të kënaqur nga Shqipëria.”

Nga statistikat e strukturave akomoduese, Shqipëria këtë sezon është shumë pranë niveleve të vitit normal 2019 sa i përket numrit të vizitorëve. Kufizimet e pakta të Covid-it e kanë kthyer vendin tonë në atraksion kryesor turistik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Ditari i panjohur i Enverit: Kur shikoj nëpër kronika televizive gueriljet afgane që luftojnë me guxim kundër sovjetikëve në borë e akull...
Previous article EVAKUIMET NGA AFGANISTANI/ Biden: Po vijojnë me ritme të shpejta, 11 mijë persona u tërhoqën nga Kabuli

s.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA) Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA)

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare Aktualitet

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK... Aktualitet

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT