• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EVAKUIMET NGA AFGANISTANI/ Biden: Po vijojnë me ritme të shpejta, 11 mijë persona u tërhoqën nga Kabuli
Home
Nderkombetare

EVAKUIMET NGA AFGANISTANI/ Biden: Po vijojnë me ritme të shpejta, 11 mijë persona u tërhoqën nga Kabuli

23 August, 2021 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se 11,000 persona janë evakuuar nga Kabuli gjatë fundjavës dhe është zotuar që t’iu ndihmojë të gjithë amerikanëve që duan të largohen nga Afganistani.

Biden tha se përpjekjet për të evakuuar njerëzit nga aeroporti i Kabulit po përshpejtohen, me trupat amerikane që zgjerojnë perimetrin rreth vendit.

Mijera afganë janë në radhë para portave hyrëse në aeroportin e Kabulit në përpjekje të dëshpëruara për të ikur nga vendi pasi talebanët erdhën në pushtet më 15 gusht.

Zoti Biden tha të dielën se SHBA kishte evakuuar gati 28,000 njerëz nga aeroporti javën e kaluar.

Ai tashme po përballet me presionin për të zgjatur një afat për evakuimet përtej 31 gushtit.

Presidenti tha se diskutimet po zhvilloheshin me udhëheqësit e vendeve të tjera për shtyrjen e afatit, por se sipas tij nuk do të jetë e nevojshme që të shtyhet afati.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të evakuuar kaq shumë njerëz pa dhimbje”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne kemi bërë ndryshime, duke përfshirë shtrirjen e zonës së hyrjes përreth aeroportit – zonës së sigurt,” tha ai, duke shtuar: ‘Ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë’

Më herët, Pentagoni tha në një deklaratë se 18 avionë komercial do të përdoreshin për të ndihmuar transferimin e evakuuarve në vendet e treta nga vendet e sigurta jashtë Afganistanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMIMET JANË BRENDA NORMAVE"/ Gazetari nga Serbia viziton Shqipërinë: Kemi dëgjuar histori shumë të mira për njerëzit tuaj
Previous article RIAKTIVIZOHET ZJARRI NË BERAT/ Flakët shkrumbojnë 7 hektarë me pisha e shkurre

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun Aktualitet

ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur… Aktualitet

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT