• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DJEGIA E QËLLIMSHME E “SARAJEVE” TË TOPTANËVE/ Revoltohet Blendi Fevziu: Duan të ndërtojnë pallat aty
Home
Sociale

DJEGIA E QËLLIMSHME E “SARAJEVE” TË TOPTANËVE/ Revoltohet Blendi Fevziu: Duan të ndërtojnë pallat aty

17 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Bledi Fevziu ka reaguar pas vënies së zjarrin në Sarajet e Toptanit në qendër të Tiranës.

Sipas tij, djegia e saj do ishte një katastrofë për trashëgiminë kulturore dhe historike të Tiranës e gjithë Shqipërisë.

“Godina e njohur si Sarajet, në qendër të Tiranës, është një nga 10 godinat më të vjetra dhe padyshim ndër më të rëndësishmet në Kryeqytet dhe në Shqipëri. Mendohet se është ndërtuar në vitet 1830 – 1840 nga Abdi bej Toptani (1785 – 1862), djali i Kapllan Pashë Toptanit, varri i të cilit ndodhet në qendër të qytetit.

Abdi beu ishte martuar me vajzën e Bushatllinjve të Shkodrës. Sarajet kanë arkitekturë tipike orientale dhe gati 32 dhoma. Aty lindi, u rri dhe ndërroi jetë Abdi Bej Toptani, nipi, luftëtar antiosman, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë, Ministri i Parë i Financave në historinë e shtetit shqiptar, në Qeverinë e Ismail Qemalit dhe anëtar i Këshillit të Naltë në vitet 1920 – 1922.

Aty u vendos Ambasada e parë e SHBA në vitet 1925 – 1929.

Më poshtë po postoj dy foto të vitit 1920 për të parë si dukej nga jashtë dhe si ishte e mobiluar nga brenda. Plus dy foto të zjarrit të mbrëmshëm.

Djegia e saj do ishte një katastrofë për trashëgiminë kulturore dhe historike të Tiranës e gjithë Shqipërisë. Djegia apo shkatërrimi natën është një nga metodat e zakonshme për të nxjerrë jashtë funksionit monumentet e kulturës.

Stambolli i vjetër që e vuajti këtë metodë e zgjidhi duke ndaluar përjetë ndërtimin aty ku zjarri ose dora e njeriut shkatërron një monument kulture. Tirana ka pësuar mjaft shkatërrime të monumenteve të kulturës dhe historisë këto 30 vjet. Ndaj duhet ndalur urgjent rrënimi i mëtejshëm i tyre”, shkruan ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BLLOKUAR NË KABUL/ Së shpejti do zhvillohet operacioni për riatdhesimin e 36 vjeçares shqiptare
Previous article ARDHJA E AFGANËVE/ Peleshi: Shqipëria është ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që i takon. Do t’i presim...

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT