Ana e vetmja vajzë nga Tirana që ka mbetur në Afganistan pritet që të rikthehet në vendin tonë.
Ministria e Jashtme po punon dhe shumë shpejt pritet që të zhvillohet operacioni për riatdhesimin e saj.
36 vjeçarja e cila u bë dëshmitare se si ai vend ra sërish në errësirën e regjimit të talebanëve, punon me një Organizatë Ndërkombëtare amerikane.
Ditën e djeshme ajo kishte mbetur e bllokuar në Kabul dhe është në kontakt me autoritetet amerikane për t’u zhvendosur nga momenti në moment nga Afganistani drejt Shqipërisë.
36-vjeçarja me emrin Ana, është e vetmja shqiptare që ndodhet në Afganistan, ndërkohë që talebanët kanë marrë pushtetin kanë nisur të vendosin postblloqe në rrugë dhe të marrin kontrollin e institucioneve.


