• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET SKEMA/ Arbër Çekaj dhe një “babagjysh” tentojnë të arratisen nga burgu “313”, një i burgosur tërhoqi…
Home
Breaking News

ZBULOHET SKEMA/ Arbër Çekaj dhe një “babagjysh” tentojnë të arratisen nga burgu “313”, një i burgosur tërhoqi…

8 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur nga plani i dështuar i aratisjes së Arbër Çekajt dhe  Flamur Pjetrit në burgun 313 në Tiranë.

Plani ka qenë i mirëmenduar. Një tjetër i burgosur ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmëndjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor. Ky moment është shfrytëzuar nga Çekaj dhe Pjetri, të cilët gjatë tentativës për të dalë kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, I cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 15.15 në IEVP Jordan Misja, Tiranë, forcat policore të burgjeve kanë parandaluar një tentativë për arratisje të dy të paraburgosurve që ndodhen në këtë institucion, Arbër Cekaj dhe Fatmir Pjetri.

Nga verifikimi paraprak I kryer nga DPB dhe SHKBB, rezulton se dy të paraburgosurit e kanë organizuar tentativën për arratisje në bashkëpunim me njëri tjetrin. Dyshohet që tentativës para arratisjes I ka paraprirë një incident I kryer nga një I paraburgosur tjetër I cili ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmëndjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Të paraburgosurit kanë tentuar që të kryjenë arratisjen gjatë orarit të ajrimit, të cilët janë pikasur nga punonjësit e policisë së burgut 313, të cilët kanë marrë masat e duhura të menjëhershme për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë dy të paraburgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, I cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Situata në IEVP 313 është nën kontroll, ndërsa të tre të paraburgosurit janë vendosur në izolim duke qënë nën rregjimin e mbikqyrjes së vecantë sipas nenit 68 të ligjit “Për trajtimin dhe të drejtat e të burgosurve”.

Në lidhje me ngjarjen grupi hetimor nga SHKBB në bashkëpunim me Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po kryejnë hetimin e thelluar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kryerjen e veprimeve proceduriale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe autorëve të saj brenda dhe jashtë institucionit. Pas hetimit materialet do ti vihen në dispozicion prokurorisë.

Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “largim nga vendi I vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.

Është urdhëruar në të njëjtën kohë rivlerësimi I kushteve të sigurisë në tërësi të institucionit 313 si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË TIRANË/ Makina përplas një person, dërgohet me urgjencë drejt spitalit
Previous article AKUZOHET PËR ZHVATJE DHE SHANTAZH/ 40-vjeçari filmon të venë shqiptare duke kryer marrëdhënie seksuale

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT