• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Basha: Kam prova të forta KUNDËR Ramës. Tani atë nuk e shpëton dot më as vetë Zeusi!
Home
Shqipëri

INTERVISTA/ Basha: Kam prova të forta KUNDËR Ramës. Tani atë nuk e shpëton dot më as vetë Zeusi!

10 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për Çlirim Pekën. Ai ka akuzuar Ramën, si të lidhur me trafikun e drogës.

Basha thotë se ka prova për implikimin e Ramës. Sipas tij, tani Ramën nuk e shpëton dot më as vetë Zeusi.

“Banditët në burg dhe jo në qeveri. Kjo është ajo që ne kërkojmë sot. Sot lajmi i ditës është që 1 në 10 fëmijë ha një vakt në ditë. Këto janë pasoja të Ramës me krimin.

Zgjedhjet e 25 qershorit provuan se paktin me krimin vazhdoi. Ky është realiteti që kemi 49 % të shqiptarëve që nuk paguajnë faturat e ujit dhe të dritave.

Ne jemi për bandidët në burg dhe populli në qeveri. Sot shikova një raport për fëmijët e kequshqyer. Sot ne kemi një aleancë mes Edi Ramës dhe Krimit. Rama është armik i zgjedhjeve të lira, sepse ai ka bërë pakt me krimin. Nuk mund të jesh edhe me krimin edhe me qytetarët.

E gjitha kjo ka ardhur për një arsye të thjeshte, sepse ne kemi një qeveri të krimit nuk kemi një qeveri të qytetarët. Edi Rama është koka e drogës.

Kjo nuk do të thotë se Rama merret me trafikun e skafëve natë për natë, por se ai është me një aleancë të mirëmenduar me krimin. Ai ka bërë aleancë me ta, ai i solli në parlament, ai u bëri një ministër të Brendshëm dhe ai ua la Shqipërinë zonë të lirë.

Kam indicje shumë të forta se ai është i inkriminuar në kuptimin individual penal. Kam një mesazh për të gjithë nga kjo studio se nuk ka prokuror, nuk ka prokuror të përkohshëm, as Zeus, që e shpëton atë nga largimi dhe nga përgjegjësia politike. Zgjidhja me Ramën nuk ka kompromis, zgjidhja është largimi i tij”, tha Basha.

“Unë dhe Partia Demokratike kemi qëndruar fuqishëm dhe gjithçka që kemi thënë ne ka dalë e vërtetë. Besueshmëria e PD dhe e Bashës si kryetar i saj është përtej çdo dyshimi. Këtë betejë do e vazhdojmë deri në fitore”, tha Basha.

“Mos besoni se hapja e dosjes së Tahirit e shumë të tjera janë rastësi. Në çdo kancelari europiane e kanë të qartë se PD ka thënë të drejtën dhe tani ka nisur ora e rënies së narkoshtetit. Asnjë përpjekje e PD nuk ka shkuar dëm”, vijoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Beteja mes familjes Trump dhe “Trumpistëve”, po fitohet nga “Familja”
Previous article Opozita greke reagim për deklaratën e Bushatit: Po negociohet për "Çamërinë", Kotzias të përgjigjet!

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT