Majlinda Bregu sonte është e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin.
Ndër të tjera përgjatë intervistës, Vasili e ka pyetur lidhur me deklaratën e Bashës kur ky i fundit i ka thënë se nuk i kam dhënë askujt duart, dhe Bregu i është përgjigjur:
“Unë nuk kam përse komentoj deklaratat e të tjerëve. Nëse sot ai kërkon të bëjë lajmin për t’i ftuar të gjithë ish-anëtarët e PD-së që të rivijnë në PD, atëherë po zgjedh rrugën jo të duhur. Nuk kemi kontaktuar asnjë sekondë me njëri-tjetrin, por kjo mendoj se nuk është çështje personale. Kjo sepse nuk funksiononte asgjë më, dhe kështu nuk kam përse të zgjedh të komentoj”.
Ndërkohë e pyetur po prapë nga Vasili nëse ka një të vërtetë në mes të largimit të bujshëm të saj, Bregu ka shtuar:
“Nuk është PD-ja e Bashës, dhe kur ishin njerëzit komunistë ishin po aq komunistë sa edhe në shtëpi. Kështu ka ndodhur edhe me demokratët, ishin po aq demokratë edhe në shtëpi. Ky duhet që të jetë shqetësimi i Lulzim Bashës, pas humbjes së madhe të votave që ishin pa strategji, dhe pa plan”.
Përgatiti: AlpeNews.al


