Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Fakt’ të gazetarit Çim Peka në Syri.net, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Basha tha se Dako është një instrument në duart e bandave dhe krimit. Ndërsa shtoi se prokuroria ka prova të forta dhe përgjime të pazareve të bëra nga Dako me bandat ku në shkëmbim të votave ju premtonte privilegje.
‘Ka një qeverisje të inkriminuar. Unë jam këtu si kryetar i opozitash, kam të gjitha indiciet që Vangjush Dako është prej vitesh instrument dhe përfitues i bandave të Durrësit. Dako është dora që firmos në emër të bandave. Kam indicie që prokuroria ka prova, përgjime ndërkombëtare që implikojnë Vangjush Dakon’, tha Basha.


