• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDORTE TELEFON TË FSHEHTË PËR TË FOLUR ME KRIMINELT/ Prova që “gozhdoi” Besim Hajdarmatajn në KPA dhe vulosi largimin e tij nga…
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRDORTE TELEFON TË FSHEHTË PËR TË FOLUR ME KRIMINELT/ Prova që “gozhdoi” Besim Hajdarmatajn në KPA dhe vulosi largimin e tij nga…

5 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prova që vendosi vulën e përjashtimit nga sistemi i drejtësisë të prokurorit Besim Hajadarmataj ishte ajo e paraqitur ditën e fundit, para vendimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Kjo provë e ka gozhduar ish kreun e krimeve të rënda duke mbetur pa fjalë kur në kolegj doli fakti se prokurori përdorte një numër telefoni të fshehtë për të komunikuar, numër i cili ishte i regjistruar në emër të një tjetër personi, por që në tabulatet e tij u gjetën bisedat e Hajdarmataj me njerëzit e botës krimit në Laç dhe Shkodër të cilëve ai u kishte mbyllur dosjet e bixhozit, të dhunës, kanosjes dhe pengmarrjes.

Ky numër në regjistër mbante emrin e një gruaje nga Fieri, nga ku doli se mbrëmjen e 27 korrikut, në orën 22.03 Prokurori Besim Hajdarmataj i kishte nisur dy mesazhe një personi të botës së krimit në Shqipëri. Kjo provë suprizë erdhi në KPA nga Komisioneri Publik, por për ta siguruar atë, deri momentin e fundit mësohet se u bë e mundur nga prokurorët dhe gjyqtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilët janë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar për monitorimin dhe Vetingut.

Kur Besim Hajdarmataj u gjend përballë kësaj prove i kapur në befasi, nisi të mohonte se numri i telefonit ishte i tij, madje tha se gjatë gjithë jetës së tij kishte qenë në Fier vetëm 30 minuta. Por këtë herë ish kreu i krimeve të rënda ishte nën kurthin e provave të siguruara nga SHBA. Përfaqësuesit e ONM kishin hulumtuar nëpër dokumente derisa zbuluan këtë numër të fshehtë si provën më të fortë, dhe kishin zbuluar se ky numër i fshehtë telefoni, ishte deklaruar nga Besim Hajdarmataj si numri i tij në deklaratat e pasurisë që kishte dorëzuar në ILDKP disa vite më parë. Në këtë moment Besim Hajdarmataj ngeli pa asnjë alibi dhe kërkoi kohë që të verifikonte nëse kishte e deklaruar vërtetë një numër të tillë vite më parë dhe që mund të ishte bërë një lapsus.

Por pa humbur kohë, vetë trupa gjykuese ia kurseu mundin dhe i serviri prokurorit deklaratat e pasurisë që ai vetë kishte bërë, ku numri i telefonit që kishte fshehur ishte i rrethuar në deklarata e viteve më parë dhe prej të cilit dolën mesazhet e komunikimin me njerëzit e krimit të dosjeve të mbyllura prej tij. I vënë me shpatulla pas murit, prokurori artikuloi edhe alibinë e fundit, se po është i njëjti numër, por ai ishte me 067 dhe jo 069, por provat e dosjes së udhëhequr nga Theo Jecobs kishin vulosur tashmë shkarkimin e tij për thyerjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKEQËSOHET SITUATA NË VLORË/ Zjarri në Karaburun rrit rrezikun për Llogaranë, era bën të pamundur...
Previous article "MIRUPAFSHIM" INTER/ Lukaku te Çelsi për 128 milionë euro

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT