Vlora vijon “betejën” me flakët në ditën e 13-të dhe situata ende është serioze. Zjarri në Karaburun vazhdon të mbetet rrezik për parkun e Llogarasë.
Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit të përkeqësohet dhe pikërisht pjesa mbi Gjirin e Gramës që lidhet me Llogaranë. Sipas punonjësve të ADZM situata po përkeqësohet me nisjen e erës që fryn nga Jugu duke bërë që flakët e zjarrit të përparojnë në pjesën e malit dhe po i afrohen pjesës halore ose me pisha, gjë që rrezikon seriozisht .
Era e fortë që fryn në malin e Karaburunit e bën të pamundur ndërhyrjen nga ajri me helikopter pasi dhe këta të fundit rrezikojnë, kështu që situata përkeqësohet më shumë dhe Forcat e Armatosura do mundohen ta mbajnë situatën nën kontrroll me mjete rrethanore.
Kësisoj forca të shumta janë drejtuar drejt malit, por deri tani raportohet situatë e vështirë. Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri për neutralizimin e flakëve. Ndërkohë mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive tre vatra zjarri edhe për këto nëse nuk ndërhyet do përhapen me shpejtësi shprehen banorët e fshatit Dukat.


