• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA NGA RENEA ME URDHËR TË SPAK/ Kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA NGA RENEA ME URDHËR TË SPAK/ Kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’

26 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Operacioni i koduar “Muri i Lartë” është finalizuar në Shkodër nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, duke çuar në pranga 50-vjeçarin Bledar Cafi, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, DVP Shkodër dhe BKH kanë ekzekutuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, të caktuar më 25 shtator nga Gjykata e Posaçme, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e një tjetër personi të shpallur në kërkim.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme kishte nxjerrë urdhër-arrest për 50-vjeçarin Bledar Cafi. Nga hetimet që SPAK po zhvillonte për trafikun e drogës të grupit Rraja, rezultoi se Cafi dyshohet se ishte pjesë e këtij grupi.

Bledar Cafi është person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai ka qenë i dënuar më parë në Itali për të njëjtën vepër penale, trafik të lëndëve narkotike, ku në vitin 2021 është arrestuar.

Cafi njihet ndryshe edhe si një nga të fortët e Shkodrës. Vite më parë Operacioni Forca e Ligjit u kishte dërguar formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITË DIMRI/ Reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës
Previous article SOT SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Policia publikon planin e masave të sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen

s.autor

Postime të ngjashme

DITË DIMRI/ Reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës Aktualitet

DITË DIMRI/ Reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës

SOT SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Policia publikon planin e masave të sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen Aktualitet

SOT SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Policia publikon planin e masave të sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen

TË SHTËNA ME ARMË NË NJË KAFENE NË ATHINË/ Plagoset një fëmijë shqiptar, autorët... Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NJË KAFENE NË ATHINË/ Plagoset një fëmijë shqiptar, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT