• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MUAJI I HAPUR I VAKSINIMIT/ ISHP: Edhe ata që kanë kaluar COVID-19 të marrin dozat, nxit antitrupat dhe….
Home
Sociale

MUAJI I HAPUR I VAKSINIMIT/ ISHP: Edhe ata që kanë kaluar COVID-19 të marrin dozat, nxit antitrupat dhe….

2 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mes qytetarëve që e kanë kaluar COVID-19 dhe kanë krijuar antitrupa në mënyre natyrale, ka mëdyshje nëse duhet të vaksinohen. Por ekspertët këshillojnë personat që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar virusin, të vaksinohen.

“Gjatë këtij muaji të hapur të vaksinimit unë do të sugjeroja që edhe personat që kanë kohë që e kanë kaluar COVID, flasim në vitin e kaluar apo mbi 6 muaj të drejtohen drejt vaksinimit. Bërja e vaksinës bën të mundur nxitjen e antitrupave dhe jep një lloj fuqie më të madhe përgjigjes imunitare ndaj COVID”, tha Menaxhere e Programit Kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj.

Gjatë muajit të hapur të vaksinimit do të përdoren vaksinat Coronavac, Astrazeneca dhe Pfizer. Kjo e fundit vetëm për të sëmurët kronik.  Por a do të mundësohet Pfizer edhe për pjesën tjetër të popullatës?

“Numri i të sëmurëve kronik është shumë i madh. Të sëmurë kronik, obezë, është shumë e rëndësishme që personat obezë të vaksinohen me vaksinën Pfizer dhe të vaksinohen ndaj COVID mos e neglizhojnë. Pra sido që të jetë numrat janë shumë të mëdhenj, thjesht të mundohemi të bëjmë një lloj ndarje të drejtë për ti ndihmuar sa më shumë personat që janë vulnerabël”, shton Nelaj.

Sipas saj, edhe pas injektimit të dozës së parë, qytetarët duhet të vijojnë me respektimin e masave.

“Vëmë re që në qendrat tregtare njerëzit futën pa maska sërish, nëpër linjat e transportit urban, nëpër autobusë  janë pa maska. Edhe pse jemi të vaksinuar, të paktën ne të vaksinuarit të parët të respektojmë rregullin, kjo sepse ne nuk dimë ende nëse mund ta mbartim, nëse mund ta transmetojmë, se sa mund të mbrohemi dhe sa mund të mbrojmë të tjerët. Kështu që duhet të vazhdojnë të merren masat për tu mbrojtur dhe të mos mendojmë që me bërjen e një doze vaksinë jemi të mbrojtur dhe mos të përdorim distancimin social apo heqjen e maskave. Kemi thënë dhe duhet ta theksojmë fort që vaksinimi i sigurt apo mbrojtja fitohet pas dozës së dytë”, shtoi Nelaj.

Mes të infektuarve me COVID ka dhe qytetarë të vaksinuar, por ekspertët thonë se vaksinat mundësojnë që qytetarët ta kalojnë lehtë sëmundjen dhe evitojnë komplikacionet dhe fatalitetet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET EKSKLUZIVE/ Zjarr në fshatin Paraspuar dhe Vokopole, DIGJEN... (VIDEO)
Previous article MERO BAZE/ Prapavija e sulmeve të berishëve ndaj ambasadores amerikane në Tiranë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT