• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U DËMTUA NGA TËRMETI/ Manastirliu në Qendrën Terapeutike për Fëmijë: Brenda vitit funksionale
Home
Politikë

U DËMTUA NGA TËRMETI/ Manastirliu në Qendrën Terapeutike për Fëmijë: Brenda vitit funksionale

31 July, 2021 s.autor Politikë

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për rindërtimin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijë, e dëmtuar nga tërmeti 26 nëntorit 2019.

“Brenda vitit përfundojmë rehabilitimin e kësaj qendre dhe e vendosim në funksion, pasi edhe pajisjet janë planifikuar në buxhetin e këtij viti. Do ta kthejmë në një hapësirë të dedikuar për shërbimet me shtretër, por edhe shërbimet ambulatore për fëmijët 0-18 vjeç me  aftësi ndryshe”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se kjo qendër është unike në llojin e vet në Shqipëri, Manastirliu u shpreh se në fokus do të jetë kombinimi i shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe.

“Fokusi ynë është kombinimi i shërbimeve. Pra ndihma që jepet duke u fokusuar tek ndihma financiare për lehtësimin e familjeve dhe fëmijëve me aftësi ndryshe. Por nga ana tjetër edhe alternimi me shërbime sociale dhe shërbime shërbime shëndetësore. Ndaj edhe kjo qendër i shërben rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve, duke ofruar pikërisht këto shërbime të integruara socio-shëndetësore”, tha Manastirliu.

Drejtoresha e Qendrës, dr. Florida Dobi, tha se me rikonstruksionin që po kryhet, ambientet do të jenë më të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Qëllimi i qendrës dhe qëllimi dhe përshtatja e punimeve është për ta bërë sa më funksionale, përveçse jo vetëm për të shtrirë dhe për të zgjeruar numrin e fëmijëve që do të kenë akses dhe prindërve që do të kenë akses në këto shërbime, por është dhe për ta bërë multidimensionale për trajtimin terapeutik të fëmijëve. Duke shtrirë sa më shumë aktivitete edukative dhe rehabilituese, krahas atyre diagnostike”, tha Dobi.

Kjo qendër ofron shërbim me shtretër dhe ambulator për fëmijët e moshës 0-18 vjeç, në nivel kombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TEMPERATURË, DIARRE DHE..."/ Përhapen masivisht virozat e stinës, mjekja tregon dy rastet kryesore
Previous article ALERGJITË NGA PICKIMET NË RRITJE/ Mjekja: Disa lloje janë fatale, trajtimi emergjent, ultrakorteni...

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT