• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Covid-19 po kërcënon përparimin e programeve të vaksinimit për sëmundjet e tjera
Home
Nderkombetare

STUDIMI/ Covid-19 po kërcënon përparimin e programeve të vaksinimit për sëmundjet e tjera

30 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Programet e vaksinimit kundër disa prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë kanë shpëtuar miliona jetë gjatë 20 viteve të fundit, thonë studiuesit, por përparimi i vazhdueshëm po kërcënohet nga pandemia COVID-19. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell në Londër njofton se një iniciativë emergjente e vaksinimit filloi në Republikën Demokratike të Kongos pas një shpërthimi të rasteve të fruthit në 2020.

Sipas një studimi, përpjekjet si kjo kanë shpëtuar miliona jetë. Studiuesit analizuan programet e vaksinimit gjatë dy dekadave të fundit duke u përqendruar në 10 sëmundje infektive, në 112 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ata zbuluan se rreth 50 milionë njerëz, kryesisht fëmijë, janë shpëtuar nga vaksinat.

Në mesin e sëmundjeve të studiuara ishin fruthi, hepatiti B, virusi HPV dhe ethet e verdha.

Studimi u drejtua nga Konsorciumi i Modelimit të Ndikimit të Vaksinave, i financuar nga Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (Gavi) dhe Fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

“Nëse do të vazhdonim me vaksinimet, bazuar në parashikimet tona, pra përtej vitit 2019, do të shmangnim 47 milionë vdekje të tjera. Kjo është në shifër e lartë. Dhe ajo që ne donim të tregonim në këtë studim është se ky parashikim u bë para pandemisë së koronavirusit. Ne donim të theksonim këto efekte afatgjata, këto përfitime afatgjata të vaksinimit në të ardhmen”, thotë Dr. Katy Gaythorpe, bashkëautore e studimit nga Kolegji Imperiali i Londrës.

Programet e imunizimit kanë shtuar përfitimet përtej parandalimit të sëmundjeve të caktuara.

“Për shembull, nëse njerëzit nuk po sëmuren nga sëmundje që parandalohen nga vaksina, atëherë kjo pakëson ngarkesën ndaj kujdesit shëndetësor të lidhura me këto infeksione, duke krijuar më shumë mundësi për trajtimin e njerëzve për sëmundje të tjera”, thotë Dr. Gaythorpe.

Por studiuesit paralajmërojnë se pandemia e Covid -19 ka dëmtuar programet e vaksinimit dhe mund të çojë në një rënie të nivelit të imunizimit.

“Nuk po përballemi vetëm me mbingarkimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga trajtimi i njerëzve të infektuar me Covid-19, por edhe me vendimet personale të njerëzve për të shtyrë bërjen e vaksinave për sëmundje të tjera nga frika e infektimit të mundshëm me Covid-19”, thotë Dr. Gaythorpe.

Në muajin prill, Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi nismën ‘Axhenda e Imunizimit 2030’, për të kthyer në rrugën e duhur programet e vaksinimit dhe për të rritur numrin e njerëzve të imunizuar.

“Nisma synon uljen me 50 për qind të fëmijëve që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinave jetike, si dhe futjen e rreth 500 vaksinave të tjera, disa për herë parë, në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thotë Kate O’Brien, Shefe e Departamentit të Vaksinave në OBSH.

Shkencëtarët thonë se numri i madh i jetëve të shpëtuara demonstron përparimin e madh të mjekësisë moderne dhe rëndësinë e ruajtjes së programeve të tjera të vaksinimit, pavarësisht sfidave të shkaktuara nga pandemia e Covid-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MA BËRI GJAKUN UJË"/ Olta Boka kalon momentin e vështirë me të bijën (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Varianti Delta shkakton rritje shqetësuese të infektimeve me COVID-19 në botë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT