• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Varianti Delta shkakton rritje shqetësuese të infektimeve me COVID-19 në botë
Home
Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Varianti Delta shkakton rritje shqetësuese të infektimeve me COVID-19 në botë

30 July, 2021 Delo.autor Uncategorized

Varianti Delta ka rritur numrin e rasteve të reja me COVID në disa vende të botës. Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara thonë se varianti Delta i koronavirusit përhapet me aq lehtësi sa lija e dhenve, e njohur edhe si lija e ujit, dhe se mund të shkaktojë sëmundje të rënda.

Ky variant është thënë se ka më shumë mundësi të shmangë mbrojtjen e krijuar nga vaksinat, duke shtuar se vendimi për rikthim të masës për vendosje të maskës bazohet në këtë hulumtim të ri.

Kështu në Kinë aty ku u shfaq për herë të parë virusi varianti shumë ngjitës i Deltës ka shqetësuar autoritet atje pasi vetëm në qytetin Nanjing kanë filluar tashmë testimet për 9.3 milionë rezidentë të këtij qyteti përshirë edhe vizitorët.

Gjithashtu në Sidnei në Australi është rekomanduar që qytetarët atje të qëndrojnë në shtëpi për shkak të një rritjeje shqetësuese të infeksioneve që filluan nga mesi i Qershorit, i nxitur nga varianti shumë ngjitës i Deltës.

Kryeministri Scott Morrison njoftoi gjithashtu edhe planin e tij me katër faza për masat dhe para se të marrë në konsideratë rihapjen e kufijve, Australia do të duhet të vaksinojë 80% të të rriturve të saj kundër COVID-19.

Ndërkohë masa tepër inkurajuese ka marrë edhe ShBA e cila ka për qëllim që qytetarët e saj të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, kështu Presidenti Joe Biden ka vendosur të shpërblejë me  100 dollarë të gjitha ata persona që vaksinohen kundër COVID-19. Kjo shihet si një përpjeke e qeverisë amerikane për të nxitur qytetarët amerikanë të vaksinohen kundër COVID-19.

Ndërsa edhe në Evropë gatishmëria për t’u vaksinuar po bie, rritja  e rasteve të infektuara po rritet. Vende të ndryshme në BE po marrin masa, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen dhe disa prejt tyre po i detyrojnë tashmë qytetarët e tyre të vaksinohen, çka ka sjellë protesta masive në vende si Franca, Greqia dhe Italia. Protestuesit gjithashtu janë shprehur edhe kundër certifikatës dixhitale të vaksinimit në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Covid-19 po kërcënon përparimin e programeve të vaksinimit për sëmundjet e tjera
Previous article PSE HUMBI OPOZITA? Spiropali: Koha nuk mjaftoi. OSBE vlerësoi zgjedhjet e lira dhe ndryshimet e KQZ dhe KAS

Delo.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT