• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THELLON AKUZAT/ Ish-kreu i PD Korçë: Basha vendos gjithçka dhe kur vjen rezultati i zgjedhjeve është i vetmi që…
Home
Politikë

THELLON AKUZAT/ Ish-kreu i PD Korçë: Basha vendos gjithçka dhe kur vjen rezultati i zgjedhjeve është i vetmi që…

29 July, 2021 Delo.autor Politikë

Andrea Mano, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së së Korçës, por edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, ka akuzuar Lulzim Bashën, se po minon demokracinë brenda Partisë.

Andrea Mano, në një intervistë për Report tv, tha se “PD është kthyer në një parti ku kryetari vendos për gjithçka, dhe kur vjen rezultati i zgjedhjeve, i vetmi që nuk ka përgjegjësi është kryetari”.

I pyetur nëse PD do të mund të rrëzojë një ditë Ramën dhe të vijë në pushtet, Mano tha se Ramën e rrëzon vetëm populli dhe jo PD.

“Ramën mund ta rrëzojë vetëm populli, jo PD. Detyra e Partisë Demokratike është të shohë pikë së pari veten e vet, organizimin dhe mënyrën e përfaqësimit.

Duhet që të gjenden individë që përfaqësojnë më gjërë sesa një parti, përfaqësues të Shoqërisë Civile, grupe interesi.

Duhet të lindësh shpresën te njerëzit, të jesh më i besueshëm.

Gjithë këto pakënaqësi që për tetë vite qytetartë kanë ndaj Ramës, pse njerëzit shkojnë e votojnë sërish për të tretën herë?

Nuk mundet që gjithë këta njerëz të gabojnë, unë mendoj se nuk e gjejnë veten te opozita dhe le të themi që “zgjedhin të keqen më të vogël”.

PD duhet të përfaqësojë të gjitha shtresat e shoqërisë e kjo nuk bëhet duke betonizuar partinë, por duke pasur liri, përfaqësim për secilin dhe jo vendimmarje autokrate.”-u shpreh Andrea Mano.

Sa i takon deklaratave të Bashës, i cili thotë se nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, Mano tha se qëndimi është mjaft kontradikor, përderisa ai do futet në Kuvend, në shtator.

“Qëndrimi për zgjedhjet është kontradiktor. Thotë nuk e njoh këtë Kuvend e shkon në Kuvend.

Nuk mund të themi nuk i njohim zgjedhjet e të shkojmë në një Kuvend, të zgjedhur nga këto zgjedhje.

Ose duhet të njohë zgjedhjet e të evidentojë problematikat, ose duhet vendosur çdo bëhet me Kuvendin”-tha Andrea Mano.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek zgjedhjet brenda PD-së, për të cilat tha se “Ato nuk ishin zgjedhje. Unë e dija rezultatin që para se të mbaheshin zgjedhjet. Nuk mund të jesh kryetar e të garosh për kryetar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDOJNË ZJARRET NË FIER/ Zjarrfikësit në luftë me flakët, shkrumbohen qindra rrënjë ullinj e pemë frutore (VIDEO)
Previous article VALË E NXEHTË AFRIKANE/ Shqipëria “përvëlohet” nga i nxehti ekstrem

Delo.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT