• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
35 KOMUNA/ Balotazhi i zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Ja pikat e nxehta
Home
Rajon

35 KOMUNA/ Balotazhi i zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Ja pikat e nxehta

29 October, 2017 Redaktor1 Politikë, Rajon

Të dielën në Maqedoni po mbahet balotazhi në 35 komuna nga tetëdhjetë sa ka gjithsej vendi. Gara më interesante pritet të jetë në komunat e banuara me shumicë shqiptare, si Tetova, Gostivari, Struga, Çairi i Shkupit dhe Dibra e Madhe. Pak mbi 830 mijë votues kanë të drejtë vote në raundin e dytë dhe numri i lartë i votuesve të regjistruar ka qenë çështje debatesh prej vitesh në shtetin e vogël prej dy milionë banorësh.

Ajo që ka qenë në qendër të debatit këto javë prej fillimit të fushatës e këndej është koalicioni i hapur midis partnerëve qeveritar, Lidhjes Social Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, një mbështetje e ndërsjellë që rezultoi me zgjedhjen qysh në raundin e parë të kandidatit social-demokrat për kreun e qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, dhe të kreut të Kërçovës nga radhët e BDI-së, Fatmir Dehari.

Një koalicion tjetër, jo gjithaq i natyrshëm midis Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes “Besa” për shkak se e para është parti qeveritare dhe e dyta opozitare dhe veç kësaj ka pasur një histori sulmesh të ndërsjella verbale deri para dy javësh, ka gjasa reale ta rrezikojë fitoren e BDI-së në këtë garë. Dy partitë shqiptare i mbështesin kandidatët e njëra tjetrës në 12 komuna, nga Likova në veri të vendit deri në Strugë.

Aleanca me Besë, siç është quajtur bashkimi zgjedhor i tyre i ka kërkuar drejtuesit social-demokrat dhe kryeministër Zoran Zaev që të mos përzihej në komunat shqiptare dhe të mos u tregojë votuesve se për kë do të duhej ta japin votën.

Ndërkaq, BDI ka hedhur kundër-akuza ndaj partive rivale duke thënë se ato janë në koalicion me VMRO-DPMNE-në e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Elektorati i kësaj të fundit, sipas analistëve do të votonte për ta dëmtuar BDI-në në komunat me shumicë shqiptare.

Nga ana tjetër, BDI shpreson në daljen në numër sa më të madh të zgjedhësve dhe në disiplinën e mbështetësve të Lidhjes Social Demokrate, të cilët në këtë rast paraqesin një ekuilibër në balotazh.

Në Tetovë garojnë Teuta Arifi e BDI-së dhe Bilall Kasami i Lëvizjes “Besa”; në Gostivar Nevzat Bejta i BDI-së dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët, në Strugë Ziadin Sela (ASH) kundër Ramiz Merkos(BDI), në Çair Visar Ganiu (BDI) përballet me Zeqirja Ibrahimin (“Besa”), ndërsa në Dibër Ruzhdi Lata (BDI) me Arben Agollin e Aleancës për Shqiptarët.

Procesi po ndiqet nga 470 vëzhgues të huaj dhe mbi pesë mijë përfaqësues të organizatave joqeveritare vendase.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Macja mund të nuhasë vdekjen dhe lehtëson “kalimin” në botën tjetër
Previous article Blero me Albulena Ukajn sjellin baladën “Mbylli sytë” (Video)

Redaktor1

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT