• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RITJA E RASTEVE ME COVID-19/ SHBA paralajmëron qytetarët: Ja shtetet ku nuk duhet të udhëtoni
Home
Nderkombetare

RITJA E RASTEVE ME COVID-19/ SHBA paralajmëron qytetarët: Ja shtetet ku nuk duhet të udhëtoni

27 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, dhe Departamenti amerikan i Shtetit, kanë lëshuar paralajmërime kundër udhëtimit në Spanjë, Portugali, Qipro dhe Kirgizi, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në këto vende.

Ky njoftim vjen teksa Departamenti amerikan për Çështje të Veteranëve është bërë agjencia e parë e madhe federale në SHBA, që u ka kërkuar punëtorëve të saj shëndetësorë të marrin vaksinat kundër koronavirusit, teksa varianti ngjitës Delta, përhapet në këtë vend.

Në qershor të këtij viti, Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë hequr paralajmërimet për udhëtime në më shumë se 110 shtete dhe territore, mirëpo teksa rastet e të infektuarve rriten, paralajmërimet janë rikthyer.

Ndërkohë kërkesa e Departamentit amerikan për Çështje të Veteranëve ka ardhur në ditën kur gati 60 organizata të shëndetit publik, kanë bërë thirrje që insitucionet shëndetësore t’iu kërkojnë punëtorëve të tyre që të vaksinohen.

Rreth 115,000 punëtorët shëndetësorë të këtij Departamenti, do të kenë tetë javë për t’u vaksinuar plotësisht, mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë për punëtorët që refuzojnë imunizimin.

Në Shtetet e Bashkuara nuk ka ligj federal që përcakton se punëdhënësit mund t’iu kërkojnë punëtorëve, që janë fizikisht në vend të punës, të vaksinohen.

Disa punëtorë kanë thënë se hezitojnë të marrin vaksinën, pasi vaksinat kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, ende nuk kanë marrë miratim të plotë nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJERËZIT JU KOMPLIMENTOJNË..."/ 4 shenjat që tregojnë se jeni më tërheqës nga sa e mendoni
Previous article PAMJET/ Laguna në Argjentinë bëhet rozë. Ja cili është SHKAKU

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT