• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA PERËNDIMORE NËN “PUSHTETIN” E ZJARREVE/ Plagosen 5 zjarrfikës, kërcënohen mijëra shtëpi
Home
Nderkombetare

SHBA PERËNDIMORE NËN “PUSHTETIN” E ZJARREVE/ Plagosen 5 zjarrfikës, kërcënohen mijëra shtëpi

24 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Të shtunën, ekipe zjarrfikësish nga Kalifornia dhe shteti Juta (Utah) mbërritën në Montana, për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar nga zjarret, ndërsa pjesa perëndimore e vendit po lufton me një seri vatrash zjarri që kanë shkatërruar toka e shtëpi.

Pesë zjarrfikës u plagosën të enjten në qytetin rural Xhordan. Ata ndodhen aktualisht në spital, por zëdhënësi i Byrosë së Menaxhimit të Tokës Mark Jacobsen nuk dha informacione rreth gjendjes së tyre shëndetësore.

Autoritetet njoftuan se ishte bërë përparim për të përmbajtur një vatër të madhe zjarri në ahtetin Oregon, megjithatë më pak se gjysma e tij ishte vënë nën kontroll. Rritja e sipërfaqes që digjet po ngadalësohet në disa zona, por sipas autoriteteve mijëra shtëpi vazhdojnë të jenë nën kërcënimin e flakëve në pjesën lindore.

Në Kaliforni, guvernatori Gavin Newsom shpalli të premten gjendjen e jashtëzakonshme për katër qarqe në pjesën veriore të shtetit. Ai tha se zjarret në këtë zonë po shkaktonin “rrezik ekstrem për sigurinë e njerëzve dhe pronave”. Në shtetin e Uashingtonit, zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë me vatrat zjarri në qytetin e Okanoganit, të cilat po kërcënojnë qindra shtëpi.

Më shumë se 80 vatra zjarri të mëdha po digjeshin në të gjithë vendin, shumica e tyre në shtetet perëndimore, të cilat kanë shkatërruar rreth 1.4 milionë hektarë tokë.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lufta e PD-së me Berishën, Bashën dhe Bardhin si edhe e gjyqtarëve KÇK për sabotimin e ligjit të Vetingut!
Previous article KUNDËR VAKSINIMIT TË DETYRUESHËM/ Greqia përfshihet nga protestat, mbyllet rruga drejt parlamentit (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri Botë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s Botë

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT