• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DHIMBJE KOKE, HUMBJE…”/ “Sindroma e Havanës”, sëmundja misterioze prek 200 amerikanë
Home
Jetë

“DHIMBJE KOKE, HUMBJE…”/ “Sindroma e Havanës”, sëmundja misterioze prek 200 amerikanë

20 July, 2021 s.autor Jetë

Rreth 200 amerikanë në gjithë botën, përfshirë një foshnjë, kanë raportuar simptoma të “Sindromës së Havanës”.

Sëmundja misterioze u raportua për herë të parë në vjeshtën e vitit 2016 kur një punonjës në ambasadën amerikane në Kubë pësoi dhimbje koke, ankth, humbje dëgjimi, probleme me kujtesen dhe simptoma të tjera.

Që atëherë, në çdo kontinent përveç Antarktidës, shtetas amerikanë kanë pësuar të njëjtat simptoma të çuditshme, ku rastet më të fundit janë raportuar në Vjenë.

Kjo sindromë është ende e pashpjegueshme, por shkencëtarët amerikanë thonë se ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga rrezatimi me mikrovalë.

Oficerë të inteligjencës amerikane, diplomatë dhe zyrtarë të tjerë në Vjenë, kanë raportuar simptoma të ngjashme me ato të “Sindromës Havana”, e cila prodhon marramendje, dhimbje koke dhe humbje të dëgjimit, që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në janar, njoftoi New Yorker të Premten.

Rasti i fundit në Vjenë, si dhe rasti ku mandati i një diplomati amerikan në Gjermani u ndërpre nga sëmundja e pashpjegueshme, e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në 200, njoftoi NBC.

Reuters citon një deklaratë të Ministrisë së Jashtme austriake që tha se ajo ishte “duke punuar me autoritetet amerikane për zbardhjen e incidentit”. Vjena konsiderohej si një pikë e nxehtë e spiunazhit, veçanërisht gjatë Luftës së Ftohtë.

Shtetet e Bashkuara kanë një prani të madhe diplomatike atje. Në Vjenë po mbahen edhe bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen bërthamore të 2015-ës.

Në maj dolën raporte se disa zyrtarë amerikanë dyshojnë se agjencia famëkeqe e inteligjencës së huaj ruse – GRU – mund të ishte fajtori.

Një oficer ushtarak amerikan me seli në një vend me një prani të madhe ruse, gjithashtu thotë se ai ndjeu sikur koka e tij do të shpërthente, gjatë një incidenti ku ai u gjet pranë një automjeti të G.R.U.

Administrata e Biden po përballet me një presion në rritje për të zgjidhur misterin, por shkencëtarët dhe zyrtarët qeveritarë nuk janë ende të sigurt se kush mund të fshihet pas ndonjë sulmi të mundshëm, nëse simptomat mund të ishin shkaktuar pa dashje nga pajisjet e mbikëqyrjes, ose nëse incidentet ishin vërtet sulme.

Konfirmimi se një shtet kundërshtar i SHBA, ka kryer sulme të dëmshme kundër personelit amerikan, do të pasonte një përgjigje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara.

Tani për tani, administrata po ofron garanci se po e merr seriozisht çështjen, po heton në mënyrë agresive dhe do të sigurohet që të “sëmurët” të kenë kujdes të mirë mjekësor.

“Sëmundja” është emërtuar ‘Sindroma Havana’, sepse rastet e para prekën personelin në 2016 në Ambasadën e SHBA në Kubë./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CONFERENCE LEAGUE/ Oto Xhon bën bomberin, Prishtina triumfon me "POKER" ndaj uellsianëve
Previous article "PËRGJIGJA MË E MIRË, VAZHDO KËSHTU"/ Shpërthejnë komentet pozitive të tifozëve lacial pas golit të Hysajt (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT