Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë sot në lumin Erzen, pasi teksa po peshkonte ka rënë në kontakt me rrymën elektrike
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


