• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KURBAN BAJRAMI/ Ruçi URON besimtarët: Dita e faljes, bashkimit dhe reflektimit! Klasa politike të…
Home
Politikë

KURBAN BAJRAMI/ Ruçi URON besimtarët: Dita e faljes, bashkimit dhe reflektimit! Klasa politike të…

19 July, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Ruçi shkuan se kjo është dita e rritjes shpirtërore, faljes dhe bashkimit dhe ka kërkuar reflektimin e klasës politike që  të punojnë më shumë për një Shqipëri më të mirë.

Ai i ka shprehur mirënjohjen e thellë komunitetit mysliman për mbështetjen që u dha qytetarëve dhe besimatëve për t’i mbijetuar pandemisë.

Urimi i  i plotë

Me rastin e Kurban Bajramit, kësaj dite të bekuar, u uroj të gjithë besmitarëve myslimanë shëndet dhe lumturi në vatrat familjare.

Dita e Kurban Bajramit është dita e rritjes shpirtërore, faljes dhe bashkimit. Është një ditë meditimi. Reflektimet e çdo besimtari le të bashkohen e të shkrihen në reflektimet e shoqërisë, dhe të klasës politike, dhe t’i shtyjnë të gjithë të punojnë më shumë për një Shqipëri më të mirë.

Shqipëria u është mirënjohëse komunitetit mysliman dhe të gjithë besimtarëve sepse myslimanët shqiptarë janë ndër komunitetet më progresive të 1.5 miliardë besimtarëve myslimanë të planetit.

Myslimanët shqiptarë janë një komunitet fetar, human, tolerant dhe progresiv, të dedikuar për bashkëjetesën, paqen dhe drejtësinë sociale, të angazhuar në luftën ndaj varfërisë, pabarazisë dhe vështirësive të jetës.

Traditat myslimane janë një vlerë e shtuar e kulturës, qytetërimit dhe humanizmit të shqiptarëve.

Besmitarët myslimanë kanë ndarë me të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë sakrificat, përgjegjësitë dhe kontributet për avancimin e Shqipërisë, rritjen e mirëqenies, lartësimin e vlerave të shqiptarëve, për paqen, drejtësinë, barazinë dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve.

Mirënjohje të thellë për mbështetjen që komuniteti dhe besimtarët myslimanë u dhanë besimtarëve dhe të gjithë qytetetarëve për t’i mbijetuar pandemisë.

Sot është dita të gëzojmë të gjithë dhe gëzime paçi ngahera në familjet tuaja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI NË AJËR..."/ Aleati i Bashës: Ka vetëm dy rrugë, protesta, bojkot e bllokim të Kuvendit ose të...
Previous article E RËNDË/ Po peshkonte në LUMIN Erzen, 55-vjeçari bie në...

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT