• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: Ndërlikimet nga koronavirusi prekin edhe të rinjtë
Home
Jetë

STUDIMI: Ndërlikimet nga koronavirusi prekin edhe të rinjtë

16 July, 2021 s.autor Jetë

Të rriturit më të rinj, të infektuar me koronavirus dhe të shtruar në spital, kanë pothuajse gjasa të njëjta të vuajnë nga ndërlikimet sikurse pacientët mbi 50 vjeç, tregon një studim i ri.

Sipas gjetjeve, katër në dhjetë prej këtyre personave, të moshës 19 deri në 49 vjeç, kanë pasur probleme me veshkat, mushkëritë ose organet e tjera, derisa janë trajtuar.

Studimi është kryer nga studiues në shtatë universitete të Mbretërisë së Bashkuar, nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social dhe nga Autoriteti i Shëndetit Publik në Angli.

Për studimin janë përcjellë 73,197 të rritur të të gjitha moshave në 302 spitale të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë valës së parë të koronavirusit në vitin 2020.

“Mesazhi është se kjo nuk është vetëm një sëmundje e të moshuarve dhe e atyre që janë më të dobët”, tha profesori Calum Semple, udhëheqës i studimit.

“Ne po shohim edhe të rinj që vijnë në spital me komplikime të mëdha, disa prej të cilave kërkojnë monitorim të mëtejshëm dhe ndoshta trajtim të mëtejshëm në të ardhmen”, tha ai.

Sipas studimit, rreth gjysma e pacientëve të rritur kanë pësuar së paku një ndërlikim gjatë qëndrimit të tyre në spital.

Më i zakonshmi ishte dëmtimi i veshkave, i pasuar nga dëmtimet në mushkëri dhe zemër./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E FRIKSHME/ Kamioni merr përpara disa makina në autostradë dhe shpërthen në flakë, dy të vdekur
Previous article NUK RESPEKTUAN ORARIN E MBYLLJES/ Policia vendos 30 milionë lekë gjoba në Sarandë

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT