• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA NDËRQEVERITARE/ Rama: “Sekreti” i mandatit të tretë dhe ç’më kërkoi një plak tej malit të Tiranës
Home
Politikë

KONFERENCA NDËRQEVERITARE/ Rama: “Sekreti” i mandatit të tretë dhe ç’më kërkoi një plak tej malit të Tiranës

14 July, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Rama i rrëfeu ish-kryeministrit greke George Papandreu, me kërkesë të këtij të fundit, “sekretin” e marrjes së mandatit të tretë.

I ndodhur në Athinë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar pikërisht nga George Papandreu, Rama tha:

“Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ja dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjë herë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve që partia që identifikohet me ndryshimin.

Për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar partinë tonë dhe të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës.

Tjetra ka të bëjë me atë çfarë kemi bërë dhe mesa duket për njerëzit është e qarte se kjo është rruga drejt progresit dhe puna duhet përfunduar.

Ka shumë gjëra që janë më mirë nga sa ishin, por ka gjëra të tjera që duhet të jenë më mirë.

Jemi përpjekur të jemi përherë që mjaft të sinqertë me njerëzit dhe ta krahasojmë e atë që kemi bërë me atë çfarë duhet të bëjmë jemi larg. Po ta krahasojmë me atë që gjetëm dhe atë që bëmë, jemi të lumtur për t’u ndjerë të sigurt se kjo është rruga dhe të ecim përpara”.

Kryeministri ofroi dhe një përvojë sinjifikative me një plak të fshatrave të thella në Tiranës.

“Po vizitoja një fshat që është përtej malit të Tiranës, që janë praktikisht shumë keq. Shkova atje, më kërkuan shkollën, kopshtin, urën dhe kur u çua një i moshuar për të më thënë: ‘Shumë mirë që je këtu, hera parë që vjen një kryeministër dhe është normale që t’ju kërkojmë.

T’i nuk do bësh asgjë se ne jemi shumë larg për të marrë vëmendjen e qeverisë, prandaj unë kam një kërkesë: Sillu mësues anglishteje fëmijëve tanë. Të gjithë nxënësit heshtën.

‘E shikon këtë malin tha, qyteti është nga ana tjetër, është shumë lart që të ecin atje, por po t’u japim anglishten mund të fluturojnë’. Dhe Ballkani Perëndimor ndihet kështu, që janë një pjesë e izoluar nga pjesa tjetër e botës”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U KRYEN KRIME TË TMERRSHME"/ Deputeti iu bën thirrje serbëve: Mos i kaloni pushimet në Shqipëri
Previous article KORONAVIRUSI/ Masat e reja në Kosovë, lejohen dasmat deri në orën 01:00

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të… Aktualitet

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT