Pas ngjarjes së ndodhur së fundmi në Velipojë ku mbetën të vrarë 4, ka nisur një aksion në vijën bregdetare për lirimin e plazheve nga abuzuesit.
Ditën e djeshme në një koferencë për mediat kryeministri Rama i paralajmëroi të gjitha subjekteve në vijën bregdetare se nëse japë pa leje të largohen me dëshirën e tyre, në të kundërt do i largonte policia.
Policia ka hequr nga plazhi shezlongë të cilat ishin vendosur nga pronarët e restoranteve dhe hoteleve, duke i zaptuar kështu pa marrë leje nga bashkia.
Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojnë çdo lloj çadre a shezlongu tjetër ndihmëse që nuk është e përputhur me bazën dokumentare të subjektit. Plazhet janë të popullit dhe për aq sa subjektet private janë të përfshira në garantimin e një sezonin turistik janë edhe të tyre si përgjegjësi, aty ku kjo përgjegjësi u është njohur ligjërisht, u shpreh Rama. (KLIKO)
Aksioni ka përfshirë Durrësin, Golemin, Velipojën, Kavajën ejt. Deri më tani nga policia janë sekuestruar mbi 1 mijë shezlongë në gjithë vijën bregdetare. Gjatë këtij aksioni ka pasur edhe pakënaqësi nga pronarët e hoteleve të cilët edhe pse kanë zënë plazhet pa pasur lejen e nevojshme ata janë konfliktuar edhe me poliët.
Alpenews.al ju sjell më të detajuara aksionin e Policisë në zonat bregdetare.
Plazhi i Durrësit: Policia ka kontrolluar në 30 subjekte nga të cilat janë evidentuar 7 parcela pa leje ku janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra.
Plazhi i Semanit, Darzezës dhe Divjakës: Në këto zona janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.
Plazhi i Velipojës: Nanë verifikuar 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë se leja, Në këto 2 subjekte janë hequr 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra.
Plazhi i Golemit: Në vijën bregdetare të këtij plazhi policia ka evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra.
Plazhi i Kavajës: Policia ka evituar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra.
Plazhi i Vlorës: Policia ka kontrolluar rreth 37 biznese , prej të cilave janë evidentuar 5 parcela pa leje, janë hequr rreth 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra.
Plazhi i Shëngjinit: Janë verifikuar 36 subjekte dhe të gjitha këta nuk kanë pasur shkelje rregullash, pasi ishin të pajisur me lejet e nevojshme.
Plazhi i Pogradecit: Subjektet që operojnë në vijën bregliqenore të Pogradecit, janë të gjithë të pajisur me lejen përkatëse.
Alpenews.al


