Pas një viti shumë të vështirë pandemik, Shqipëria ja ka arritur të dalë nga kjo situatë duke vaksinuar një pjesë të madhe të popullsisë.
Pas vaksinimit të moshave të rritura, ditën e sotme ka nisur vaksinimi i të rinjve mbi 18-vjeç, i cili do të zgjasv dy ditë.
Mbi 4 mijë qytetarë që deri paraditen e djeshme kanë aplikuar në e-Albania për t’u bërë pjesë e procesit. Ata do të kenë mundësi të marrin dozat e një prej vaksinave të përdorura në vendin tonë në vetëm 2 ditë të hapura, më 29 dhe 30 qershor.
Mbi 19,200 qytetarë mbi 18 vjeç kanë aplikuar në portalin e-Albania. Vaksinimi i personave mbi 18-vjeç është pritur mirë nga të rinjtë dhe shumë prej tyre shprehen se po e bëjnë vaksinën për t’u mbrojtur.
Reagimet e të rinjve:
“U vaksinova për t’u ndjerë më i mbrojtur”, u shpreh një i ri.
“Vaksinimi shkoi super fare, jam 24 vjeç, duhet të vaksinohen të gjithë”, shtoi një tjetër qytetar që u vaksinua.
“Vaksinimi shkoi shumë mirë, është doza e dytë, kryesoja që e bëra është lehtësia për të udhëtuar, për këtë e bëra”, tha një tjetër qytetar.
Deri më tani për t’u vaksinuar janë paraqitur edhe grupmoshat 25, 30, 35 dhe 40 vjeç.
Fotot nga vaksinimi i të rinjve sot


Rikujtojmë që deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mni 900 mijë qytetar.
Alpenews.al





