• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çfarë shkruhet në raportin e CIA-s për Shqipërinë dhe për qeverisjen e Edi Ramës?
Home
Shqipëri

Çfarë shkruhet në raportin e CIA-s për Shqipërinë dhe për qeverisjen e Edi Ramës?

9 January, 2018 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur për mediat këtë të martë, citoi një raport të CIA-s, ku flitet për paligjshmërinë në Shqipëri.

Ai nuk dha shumë detaje, por mediat thonë se bëhet për atë që njihet si “CIA World Factbook”. Në të vërtetë ky raport përditësohet rregullisht dhe për herë të fundit është përditësuar para pak ditësh.

Raporti thekson sërish se ekonomia e vendit vazhdon të rritet, por është ngadalësuar. “Vendi është akoma një prej më të varfërve në Europë. Ekonomia e madhe informale dhe infrastruktura e dobët energjetike dhe e transportit mbeten pengesa”, thuhet në raport.

Por raporti rezervon vlerësime për qeverinë, duke thënë se që nga viti 2014, ekonomia shqiptare është përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme dhe rritja ekonomike shkon në 3.8 përqind në vitin 2017.

Raporti vlerëson reformat e qeverisë në fushën e reformës fiskale dhe në fushën e energjisë.

Sa i përket trafiqeve të paligjshme, në raport thuhet se Shqipëria është një pikë tranziti për drogat e ndryshme, mes tyre opiatet e Azisë Jugperëndimore, hashashi dhe në një masë më të vogël kokaina e Amerikës së Jugut.

“Shqipëria është një vend i rëndësishem për prodhimin e kanabisit, bandat shqitpare të narkotrafikut janë aktive dhe në zgjerim në Europë, vendi është vulnerabël ndaj pastrimit të parave, e lidhur me trafikun rajonal të narkotikëve, armëve dhe mallrave të tjerë të paligjshëm”.

Sa u përket zgjedhjeve, në raport thuhet se shumica e zgjedhjeve në Shqipërinë post-komuniste janë shoqëruar nga pretendimet për manipulime, por vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë cilësuar zgjedhjet përgjithësisht të lira dhe të ndershme që pas vendosjes së stabilitetit politik pas rënies së sistemit piramidal në vitin 1997.

RAPORTI I CIA-s PER SHQIPERINE – 2018.= Korrupsioni problem kryesor për Shqipërinë.= Shqipëria rrugë kalimi për për…

Posted by Luan Rama on Tuesday, January 9, 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT/ Kryemadhi thumbon aleatët e Bashës: Qetësohuni, ne nuk futemi në listën e PD, duam vetëm...
Previous article Kur një puçërr të bën gjëmën. E kujt nga ne s’ia ka bërë?

k.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT