• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E TIRANËS/ Veliaj: Shpresëplotë që kemi dalë më të mirë e më të bashkuar
Home
Politikë

HAPJA E TIRANËS/ Veliaj: Shpresëplotë që kemi dalë më të mirë e më të bashkuar

9 June, 2021 Delo.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se Tirana e ka lënë pas pandeminë duke dalë më e bashkuar. Duke folur në ceremoninë për 10-vjetorin e Universitetit Metropolitan në kryeqytet, kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se ky është edhe një moment për të festuar hapjen pas pandemisë.

“Shpresoj shumë që sot të kemi një moment për të festuar. Më vjen mirë që sapo Tirana u hap, kemi aktivitetet e para, vetëm sot kishte tre aktivitete universitare. Ne të gjithë dëgjojmë ata që ankohen për një restorant, për një bar që është legjitime dhe oraret do të zgjaten, por fakti që eventet e para fillojnë me universitetet më bën shpresëplotë që nga pandemia kemi dalë pak më të mirë, më të bashkuar dhe ndoshta dhe pak më të mençur”, theksoi Veliaj.

Ai theksoi se pandemia dhe tërmetet treguan edhe njëherë rëndësinë e dijes.

“Tërmeti apo pandemia, na tregoi që ca gjëra fatkeqësitë t’i marrin, siç mund të jenë rraqet. Ndërkohë që atë që ti ke në kokë, dijen, nuk ta merr askush, nuk ta vjedh askush, nuk ta merr pandemia, nuk ta merr tërmeti, nuk ta merr shiu, nuk ta merr përmbytja. Edhe pyetja që ne duhet t’i bëjmë vetes është: jemi kombi që kemi apo kombi që dimë? Nuk është të pasurit që e bën një komb përpara. Çekia nuk ka shumë, por ka prodhuar sondën, ka prodhuar industri, ka prodhuar teknologji , sot është një nga vendet ku njerëzit duan të jetojnë. Edhe ajo që më vjen mirë, që ky vizion, ka qenë edhe vizioni i qeverisë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkinë nënvizoi se vëmendja e Shqipërisë do të jetë pikërisht tek rritja e dijes.

“Kemi pasur 3-4 udhëtime me kryeministrin, edhe në Turqi, edhe në Hungari, edhe në Bullgari. Ajo që më pëlqeu është që kryeministri kishte insistuar që në çdo takim, përveç qeverisë do takonim rektorë. Tani duhet të fokusohemi të dija. Kombet që dijnë kthehen edhe në kombe që kanë”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARA E 13 QERSHORIT/ Fatbardh Kadilli: Lulzim Basha na është bërë si Ramiz Alia
Previous article HISTORIA E PABESUESHME E TË KËRKUARIT PËR 23 VITE/ U martua, ka dy fëmijë dhe tani kërkon shuarje dënimi

Delo.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT