• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA E 13 QERSHORIT/ Fatbardh Kadilli: Lulzim Basha na është bërë si Ramiz Alia
Home
Politikë

GARA E 13 QERSHORIT/ Fatbardh Kadilli: Lulzim Basha na është bërë si Ramiz Alia

9 June, 2021 Delo.autor Politikë

Fatbardh Kadilli është njëri nga katër kandidatët për postin e kryetarit të PD-së në zgjedhjet e së dielës ku demokratët do të vendosin për liderin e ri që do i drejtojë për 4 vitet e ardhshme në betejën kundër PS-së me shpresën për të ardhur në pushtet.

I ftuar në Radarin Informativ në ABC, përballë gazetares Jonida Shehu ai u shpreh se nëse zgjidhet në krye të PD-së do i mjaftonin vetëm 100 ditë për të strukturuar partinë.

“Do të më duheshin vetëm 100 ditë për të strukturuar partinë. Në momentin që shpall qeverinë në hije lidh kualitetet njerëzore për të shkuar drejt një gare nesër” tha ai.

Lulzim Bashën nuk hezitoi ta sulmojë ashpër për drejtimin e PD-së në 8 vitet e fundit.

“Pse duhet të vazhdojmë në traditën e një lideri që nuk shkulet? Nuk duhet të jemi të obsesuar me individualitetin e liderit. Cdo lider ka të mirat dhe të këqijat e veta. Njeriu lëviz, partia mbetet. Kemi pasur një lider shumë të fortë. Politikani mbase më i talentuar në historinë e shtetit shqiptar, zoti Berisha.

Nuk kam adhurim për Berishën, por respekt për zotësinë e tij, ishte i fortë, e mbante partinë të tonizuar, por të vogël, asnjëherë PD nuk ka dalë forcë e parë edhe në drejtimin e tij. Edhe në vitin më të mirë në 2009, kemi qenë 10 mijë vota poshtë PS-së. Pse? Sepse ishim të obsesuar me liderin.

E majta e ka filluar me Ramiz Alinë, kur këtej kishim Sali Berishën, dhe sot gati me Erion Velinë, kur ne akoma jemi te Ramiz Alia jonë, te Lulzim Basha, i pazoti për të menaxhuar cdo gjë. Ajo që e bën të madhe PD-në është sa e përthith shoqërinë”.

Garën, Kadilli e cilësoi të pabarabartë. “Ai (Lulzim Basha) ka përgjegjësi për humbjen unë nuk kam. Pabarazia e mjeteve, por edhe deputetët bëjnë fushatë për Bashën, i kanë borxh Bashës. Shumë kryetarë degësh bëjnë fushatë për Bashën, pasi ka qenë ai që i ka kandiduar.

Të gjithë këta janë në borxh. Ai zotëron të gjithë aparatin e partisë. Njëlloj si Rama përdor mjetet e pushtetit për të mundur opozitën, njëlloj Basha, që vetëm fotografë ka 4, fonia, dekoret, etj”.

Por ka besim te avantazhet e tij. “Avantazhi im është vërtetësia ime. Në mënyrë absolute, mesazhi im është që Rama mundet, kur hapësira brenda nesh është demokratike.

Partia duhet të jetë më e madhe se kryetari dhe frymëzuese, që bëhet kur është e vërtetë. Nuk kam një njollë”. Në fund, edhe nëse humbet, Kadilli u shpreh se nuk do të largohet nga PD.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI I BIDEN/ SHBA do të blejë 500 milion doza të Pfizer për 100 vende të botës, ja kur shpërndahen
Previous article HAPJA E TIRANËS/ Veliaj: Shpresëplotë që kemi dalë më të mirë e më të bashkuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT