Një 45-vjeçar britanik humbi jetën pasi u fut në det për të shpëtuar vajzat e tij, përkatësisht 12 dhe 9 vjeç, të cilat ishin në rrezik për shkak të dallgëve dhe rrymës së fortë.
Trevor Pelling, 45 vjeç u fut me shpejtësi në det, kur pa se vajzat e tij po rrezikonin, ndërsa pësoi arrest kardiak.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së enjtes në Calada Beach në Portugali, ku familja ishte duke kaluar pushimet. Fatmirësisht vajzat e mitura, arritën të shpëtoheshin nga babai i tyre “hero”.
Pavarësisht se ai u ndihmua të nxirrej në breg, nuk mundi të shpëtojë as pas ndihmës së infermieres që ndodhej në plazh.


