• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET DHURATA SALIAJ/ Dyshohet se bashkëpunoi me babain në vrasjen e bashkëshortit me të cilin po divorcohej
Home
Breaking News

ARRESTOHET DHURATA SALIAJ/ Dyshohet se bashkëpunoi me babain në vrasjen e bashkëshortit me të cilin po divorcohej

4 June, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka arrestuar sot në mbrëmje Dhurata Saliajn, vajza e Mexhit Picarit, i cili vrau paraditen e të premtes me armë zjarri ish-bashkëshortin e saj Kudret Saliaj.

Policia bën me dije se Dhurata Saliaj bashkëpunoi me të atin për vrasjen e bashkëshortit me të cilin ajo ishte në proces divorci.

Po ashtu 33-vjeçarja theu masën “arrest shtëpiak” që kishte vendosur gjykata ndaj saj, pasi akuzohej për dhunë në familje ndaj vjehrrës dhe fëmijëve të saj.

Gruaja ishte e pranishme në lokal kur babai i saj, 52-vjeçari Mexhit Picari, qëlloi disa herë me plumba Kudrejt Saliajn.

Bëhet fjalë për katër vepra penale: “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

NJOFTIMI I POLICISË 

Vihet në pranga bashkëpuntorja e autorit të vrasjes së shtetasit K. S. dhe të plagosjes së shtetasit A. C.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në vazhdimësi të hetimeve të kryera nga grupi hetimor bënë të mundur arrestimin e shtetases:

DH. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasi M. P., 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen DH. S, ( vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi K. S. (ish-bashkëshorti i shtetases Dh.S) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

DËSHMIA E MEXHIT PICARIT

“Me Kudretin kishim konflikte të vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli në shtëpi pa e lejuar të shoshë fëmijët ai ka vijuar të na kërcënojë dhe ofendojë. Ka ardhur te shtëpia dhe te biznesi disa herë.

Për shkak të kërcënimeve unë mbaja armën me vetë. Sot kam shkuar të shoqëruara vajzën për në gjykatën sepse kishte seancën. Aty u përballa me Kudretin, Ai ofendoi vajzën time dhe unë e qëllova. Pasi krimit kam hedhur armën dhe jam larguar drejt Unazës së Re në shtëpinë e motrës”, ka thënë Picari, raporton “News 24”.

RENEA GJEN ARMËN E KRIMIT

RENEA gjeti sot në lumin Lanë armën me të cilën Mexhit Picari qëlloi për vdekje ish-dhëndrin Kudret Saliaj.

Mësohet se ishte vetë autori u zbuloi “bluve” ku ndodhej arma e krimit.  40-vjeçari Saliaj u ekzekutua ndërkohë që gjykata do të vendoste sot për ndarjen e çiftit dhe përcaktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të tyre.

KONFLIKTI

Vrasja e sotme pranë Gjykatës së Tiranës e ka zanafillën në një konflikt të hershëm në familje.

Në shtator të vitit 2020, Mexhit Picari ka rrëfyer historinë e dhëndrit dhe vajzës së tij, Dhurata Saliaj ndërsa pretendon se Kudret Saliaj e ka tradhtuar vajzën.

Babai i Dhuratës, Mexhit Picari, i cili ka qene edhe polic ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKUAN ME PUSHIME NË PORTUGALI/ Humb jetën tragjikisht babai “hero” që shpëtoi vajzat nga mbytja
Previous article ELVIS DHE FATMA NACI NXJERRIN NËNË E BIJË NGA MJERIMI/ Nga shtëpia me kallamë e qerpiç dhe të mbytura në borxhe tek apartamenti i ri

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO) Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit Aktualitet

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT