• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO VRISJA EDHE DËSHMITARIN…”/ Vdekja e Eglantina Bucit, flet babai i saj, i akuzuar për krimin: Ai është tutor…
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO VRISJA EDHE DËSHMITARIN…”/ Vdekja e Eglantina Bucit, flet babai i saj, i akuzuar për krimin: Ai është tutor…

1 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Miklar Tola është dëshmitari i drejtësisë që ka dëshmuar kundër Faik Bucit dhe Shkëlzen Bucit duke i akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit. Sipas tij, vrasja ishte organizuar nga babai Faik Buci dhe ishte kryer nga vëllai Shkëlzeni.

Zbardhja e ngjarjes që tronditi opinionin publik u bë në shtator 2020. Por Faik Buci mohon që të ketë vrarë vajzën e tij.

Në një intervistë ekskluzive nga burgu për emisionin Uniko, Faik Buci është pyetur se çfarë lidhje ka ai me Miklar Tolën, dëshmitarin e drejtësisë.

Ai shprehet se me Miklarin nuk ka asnjë lidhje, por djali i tij Shkëlzeni:

“Miklar Tola është i lidhur me djalin tim dhe jo me mua, e para. E dyta, Miklar Tola ka qenë i padëshiruar për familjen time. Sepse është një trafikant, një tutor dhe një përdorues droge.

Prandaj është i padëshiruar për familjen time. Me sa di unë, me mua Miklar Tola s’ka pirë një kafe, në shtëpinë time s’është futur… dhe ai u bë dëshmitar drejtësie në momentin që ka marrë pjesë në 2 vrasje dhe vrasjen e dytë, gjoja ngaqë është bërë i penduar, dëshmitar i drejtësisë, duke përdorur emrin tim dhe që qenka penduar për vrasjen që është bërë”.

Faik Buci shprehet se nuk e ka pranuar në asnjë moment vrasjen e vajzës së tij Eglantina, eshtrat e së cilës u gjetën të groposura pas malit të Dajtit në vitin 2012:

“Unë e deklaroj me përgjegjësinë time, që nuk kam pranuar krim, nuk më është komunikuar dhe nuk jam marrë në pyetje as nga oficerët e policisë gjyqësore dhe as nga prokuroria.

Dhe përfundimisht jam dërguar në burg pa asnjë lloj… thjesht më është komunikuar që akuzohesh, i dyshuar, akuzohesh për vrasje, vërtetoje në gjykatë, më ka deklaruar Klodian Kondi, oficer i policisë gjyqësore.

Në 2017 kanë hapur hetimet ndaj meje, 3 vjet e 4 muaj dhe në 2020 arrestohem unë dhe më thonë të kujtohet në 2017 që çfarë të kam thënë? Që mbaje mend çfarë do të të bëj. Klodian Kondi bashkë me Ilir Bajraktarin.

Dhe në 2020 kur unë arrestohem, më thotë burg përjetë do kesh. Si mund të bëhet dëshmitar drejtësie një person që ka marrë pjesë në 2 vrasje. Duke përdorur emrin tim, shpëton 10 vjet burg për veten. A mundet ta bëjë një gjë të tillë drejtësia”?

Faik Buci është arrestuar në shtator të vitit 2020 dhe akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, së bashku me Shkëlzen Bucin, vëllai i të ndjerës dhe djali i Faikut. Babë e bir u akuzuan për vrasjen e Eglantinës pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Miklar Tola.

Faik Buci është pyetur nëse ka gisht në vrasjen e vajzës së tij.

Duke u përgjigjur, Faiku mohoi që të ketë vrarë të bijën duke thënë se nëse do të ishte aq gjakftohtë sa të kryente një krim të tillë, do të kishte vrarë edhe dëshmitarin Miklar Tola dhe nuk kishte arsye përse t’i rrëfente ngjarjen.

“Unë po të them diçka, në mënyrën më njerëzore dhe me përgjegjësi që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me vrasjen e vajzës, e para.

Pse? Sepse unë, po të ishte për të vrarë, të isha kaq gjakftohtë, kaq vrasës gjakftohtë, të vrisja vajzën time dhe t’i falja jetën dëshmitarit kjo nuk mund të ndodhte kurrën e kurrës për një njeri si puna ime ose një tjetër kushdo qoftë ai.

Pra, të lësh dëshmitarin dhe të vrasësh fëmijën tënd do të thotë të jesh as psikopat, as ka njeri në tokë as në hënë as në qiell që të vrasësh fëmijën e mos të vrasësh dëshmitarin për të mos lënë gjurmë mbrapa. Pra nuk ekziston kjo mundësi. Fjalët duhen vërtetuar, e para.

E dyta, në ç’mënyrë mund t’i vërtetoj unë kundërthëniet e mia që jo që s’ekzistojnë këto fjalë fare sepse unë nuk mund t’ia bëja të ditur Miklar Tolës, që ai nuk ka integritetin për të qenë njeri në radhë të parë, megjithatë, nuk mund të vërtetoj unë një veprim kaq idiot, kaq banditesk saqë vërteton një dëshmitar të rremë.

Ai ka shumë gjëra të pabesueshme, siç është edhe kjo për një arsye se nuk kam pse ta bëj me Miklar Tolën unë, këtë nuk e kuptoj pse duhet t’ia kishim shprehur atij, këtë nuk e kuptoj unë. Dhe pse është gjallë ai kur unë paskam vrarë vajzën time. Këtë nuk e kuptoj edhe këtë.

Dhe e dyta, keni parë që çfarë thoshte në dëshminë e tij? Nuk mbaj mend makinën që mua më ka marrë vajzën ajo makina Volksëagen e bardhë në 2008 më ka marrë vajzën, dhe ai thotë s’e mbaj mend targën, s’mbaj mend makinën, s’mbaj mend ku ja kam blerë.

Dhe e dyta, pse policia dhe organi i akuzës kur ka marrë dëshminë e Miklar Tolës nuk më ka vënë përballë Miklar Tolës mua. Arsyeja përse s’më ka vënë përballë a mund të ma shpjegojë organi i akuzës arsyen”?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BASHA TI MARRË PARASYSH PASOJAT"/ Anëtari i "Grupimit për PD": Nëse deformohet vota, në 13 qershor s’do ketë zgjedhje
Previous article BËN BILANCIN/ Kryeprokurori Çela: Ky është qyteti me kriminalitetin më të lartë gjatë 2020

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT